PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS, kallezim penal punonjesve te policise: Ndikuan ne zgjedhje

Denis Dedej
E Premte, 10 Korrik 2009

Ne vijim te denoncimeve per parregullsite ne procesin zgjedhor me 28 qershor, Partia Socialiste do te depozitoje ne prokurori, nje kallezim penal per punonjes te Policise se Shtetit, qe sipas kesaj partie, ndikuan ne vezhgimin e qendrave te votimit nga perfaqesuesit socialiste. Kandidati per deputet ne Qarkun e Tiranes, Saimir Tahiri, beri dje te ditur se ne 12 qendra votimi, vezhguesit e PS u larguan forcerisht nga punonjes te pushtetit. Kete akt, ai e ka cilesuar si agresion dhe dhune e organizuar, e forcave me te erreta te pushtetit ndaj zgjedhesve, komisionereve dhe vezhgueseve te opozites, ne pothuajse shumicen e qendrave te votimit ne KZAZ nr. 50 ne Kombinat. "Keto persona kane ushtruar presion dhe dhune ndaj votuesve, ndaj komisionereve dhe vezhguesve te PS-se, si dhe ndaj kandidateve te Partise Socialiste ne zonen e Kombinatit, duke mbjelle frike e terror per te penguar procesin e votimit", denoncoi Tahiri, duke treguar njekohesisht imazhet e marra nga vendi i ngjarjes. Ne pamjet e paraqitura, zyrtari socialist, pretendon se kjo bande perbehej nga punonjes te Policise se Shtetit, te veshur me uniforme dhe civile, punonjes te SHKB-se ne Ministrine e Brendshme, punonjes te Drejtorise se Burgjeve, Ministrise se Transporteve si dhe persona te tjere me precedente penal e te njohur per boten e krimit. "Te gjithe keto persona, ishin te armatosur me arme dhe me mbeshtetjen politike te drejtperdrejte te ministrit Bujar Nishani, i cili drejtonte veprimtarine e tyre, nepermjet rojeve personale te tij", aludoi zyrtari socialist. "Per pasoje, vijoi ai, ne 12 qendrat e votimit, vezhguesit e Partise Socialiste jane larguar forcerisht dhe nuk jane lejuar me, te vezhgojne procesin zgjedhor duke cenuar keshtu ne thelb integritetin e procesit te votimit dhe te drejten e PS, per te monitoruar me vezhguesit e saj procesin e votimit ne keto qendra". Per kete incident, perfaqesuesi i selise roze beri te ditur se jane njoftuar menjehere edhe perfaqesuesit e OSBE/ODIHR, por pa mundur t'i japin zgjidhje. "Megjithese, kjo bande e armatosur me arme dhe pushtet abuziv u sfidua nga zgjedhesit e Kombinatit, Sharres, Misto Mames dhe te gjithe zones 50, duke i besuar Partise Socialiste shumicen derrmuese te votave te vlefshme, gje per te cilen i falenderojme perulesisht, sot ka ardhur koha qe keta persona te sfidohen edhe nga drejtesia, duke u pergjigjur perpara ligjit per aktivitetin kriminal qe kane zhvilluar diten e zgjedhjeve", deklaroi Saimir Tahiri. Ai theksoi se ne emer te Partise Socialiste, do te dorezoje ne prokurori nje kallezim penal per secilin prej ketyre personave, shoqeruar me te gjitha materialet filmike qe provojne aktivitetin e tyre kriminal, diten e zgjedhjeve.

Paralajmerimi

"Banda e krimineleve dhe manipulatoreve ne qeveri dhe ne pushtet, te ndaloje menjehere cdo akt te paligjshem dhe represiv, duke i siguruar se ligji do te peshoje me te gjithe forcen mbi te gjithe ata, qe kane guxuar apo ende guxojne", paralajmeroi perfaqesuesi i PS.

Agresioni

"Nuk do te lejojme askend, cilido qofte ai, te perdore pushtetin e qytetareve si kamxhikun e agresionit ndaj votuesve te Partise Socialiste dhe qytetareve te thjeshte", denoncoi agresionin e ushtruar diten e zgjedhjeve ne Tirane, zyrtari i selise roze.

Kerkesa

"Nepermjet kallezimit, kerkohet shkarkimi i menjehershem i personave nga cdo detyre publike, te paguar me taksat e qytetareve si dhe fillimin e ndjekjes penale per dhunen e ushtruar ndaj zgjedhesve, komisionereve dhe vezhguesve te PS", kerkoi Saimir Tahiri.

Kandidatet e PS-se, ne baze per mbledhjen e parregullsive

Kandidatet e Partise Socialiste per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, jane kthyer serish ne baze per te mbledhur te gjitha faktet dhe detajet, mbi parregullsite qe kane ndodhur diten e zgjedhjeve. Pas takimi te pare me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, perfaqesuesit e kesaj partie per Parlamentin e Shqiperise, jane derguar serish te zonat qe administronin, per te dokumentuar te gjitha faktet per abuzimet e mundshme me procesin zgjedhor. Nderkaq, ne seline roze po pergatiten te gjithe dokumentacionet perkatese per te ankimuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, rezultatet paraprake.




Komento artikullin | Shiko komentet (13 komente)
Te Tjera nga rubrika