PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Shqiperia dhe Kosova po bashkohen?


E Premte, 10 Korrik 2009

Profesori i universitetit te Vienes, i cili vleresohet si nje nder njohesit me te mire te historise shqiptare, permendi se "...qe ne Janar 2009, eshte rene dakord, qe te hiqen kontrollet kufitare ndermjet Kosoves dhe Shqiperise..." dhe se "...ky 'shengen shqiptar', eshte nje hap perpara drejte bashkimit".

"Fuqite e medha, deklarohen kunder kesaj, por nuk mund edhe shume kohe te ndalohet bashkimi i ketyre shteteve, ashtu sic nuk mundeshe te ndalohet bashkimi i Vllahise dhe Moldavise me Rumanine, ne vitin 1861, ose bashkimi i Bullgarise, ne vitin 1885", theksoi Schmid.

Historiani ne fjale, permendi edhe autostraden e re Tirane-Prishtine, "...do te kontribuoj ne intensifikimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Shqiperise, po ashtu edhe internet, tanime me te madhe e ka forcuar kursin nacional mbareshqiptar, ne menyre te pavarur, pa marr parasysh kufijte".

Ne pyetjen, megjithate, nese e ngadaleson kete rruge bashkimi, identiteti specifik kosovare per tu bashkuar me Shqiperine? - Schmid potencoi se " ... gjithnje, ne trojet shqiptare, hapesira ne te cilen eshte folur gjuha shqipe, ka qene policentrike me dallime te medha rajonale. Edhe pse zhvillimi ne Shqiperi, ka qene pak sa i ndryshem nga ai i shqiptareve ne ish-Jugosllavi, pas viteve 1945" .

"Ekzistojne identitete rajonale, dhe ne kuader te ketyre eshte edhe rajoni kosovar. Keto rajone bazohen ne ndryshime te supozuara te gjuhes dhe mentalitetit. Ne planin politik, puna eshte pak me e komplikuar, nga ndikimi i madh i Perendimit." - theksoi historiani zviceran.

Ne pyetjen e nje gazetari serb, se nese do te ishte me mire Kosova si nje shtet multietnik vetem teorikisht, te ndahet ne mes shqiptareve dhe serbeve, Schmid theksoi se "duke i marr parasysh kornizat politike, kjo ngelet nje ceshtje vetem teorike."

"Deri me tani, as nga pala shqiptare, e as nga ajo serbe, nuk kemi perceptuar sinjale te qarta per kete ceshtje. Te dy palet, qendrojne forte per pretendimin e territorit te plot te Kosoves".

Schmid paraqiti dyshimet e tij per funksionimin e multietnicitetit ne Kosove: "Per te ndertuar nje shtet multientik, i tille sic eshte i ndertuar ne kushtetuten e Kosoves,eshte e nevojshme te shlyejme historine. Kjo eshte e pamundur, sepse 17 qershori 1999, per serbet eshte moment deshtimi dhe i humbjes, kurse per shqiptaret moment clirimi", potencoi Schmid. Ai vlereson se " strategjia e arritjes se paqes, duke i rritur te drejtat e minoriteteve, ashtu si ne Bosnje dhe Maqedoni, ne fakt vetem se e forcon formimin e blloqeve etnike".


Te Tjera nga rubrika