Prirja drejt koalicioneve
E Enjte, 09 Korrik 2009
"Partia Demokratike e Sali Berishes ia doli mbane te krijoje nje koalicion duke siguruar keshtu vazhdimesine ne pushtet pas zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Megjithate, rregullat nen te cilat u mbajten keto zgjedhje rezultuan per te paren here qe nga renia e komunizmit, ne nje ndarje thuajse te barabarte vendesh ne parlament me rivalet socialiste", shkruan "The Economist".
Ne vijim te analizes, gazeta thekson se, ne kushtet e nje mazhorance kaq te dobet, demokratet jane vetem nje krize larg humbjes se pushtetit. "Per te paren here qe nga revolta popullore e 1997-es, qeveria e re rrezikon te mos mbijetoje deri ne fund te mandatit 4-vjecar. Nje jave pas votimeve, shqiptaret e gjejne veten me nje qeveri te re te pervijuar. Rezultatet paraprake i dhane PD-se nje avantazh tmerresisht te ngushte ndaj Partise Socialiste, vetem 1 % te votave, kur projeksionet tregojne se dy partite kane marre perkatesisht 46 % dhe 45 %", vijon analiza.
"The Economist" shton se, zyrtaret demokrate u inkurajuan te nxirrnin deklaraten e fitores se 71 vendeve ne parlamentin 140 vendesh. "Ndonese PS kundershtoi, aleanca me LSI-ne e Ilir Metes i solli demokrateve 4 vende te nevojshme per qeverine e koalicionit, e me 75 vende te siguruara ne kete menyre kundrejt 65 te socialisteve, Berisha ka nje shumice te shfrytezueshme. Ndonese PD-ja dhe PS-ja e kane dominuar per nje kohe te gjate politiken shqiptare, qeverite jane prirur drejt koalicioneve, duke qene se ka shume parti te vogla qe kerkojne perfaqesimin ne parlament. Pikerisht ne perpjekje per t'u cliruar nga te vegjlit, dy formacionet e medha politike bashkepunuan ne rihartimin e kodit elektoral. Por pati ca pasoja qe te dy palet duket nuk i kishin marre parasysh kur u pajtuan te bashkonin forcat per reformen elektorale", thuhet mes te tjerash.
Ne vijim, shkrimi jep disa nga aspektet negative te kodit. "Se pari, rezultati qe nje nyje virtuale ne parlament. Cdo zgjedhje e meparshme ne Shqiperi prodhoi fitore te pastra te se majtes apo se djathtes. Ne 97-ten, PS-ja dhe aleatet e saj moren 2/3-at e vendeve ne parlament, ne 2001-shin PS-ja me bashkimet perkatese fitoi 60 % te karrigeve dhe ne 2005-en, aleanca e Partise Demokratike rrembeu 73 vende kundrejt 58 qe perfitoi aleanca e majte. Tani, ne kuvendin e ri, PD-ja ka jo zyrtarisht 71 vende, ndersa e majta 69. Se dyti, nje parti e vogel mbijetoi dhe u be aktorja kryesore e lojes. LSI-ja e ish-kryeministrit Ilir Meta ishte ajo qe i dha Berishes karten e shumices. Ne pergjigjen e tij flake per flake, kreu socialist Edi Rama e pershkroi Meten si "patericen e Berishes", ndersa ujdine mes tyre, si paktin me te turpshem te jetes politike shqiptare keto 18 vitet e fundit", shton gazeta.
Sipas, "The Economist" zemerimi i Rames kundrejt Metes eshte i kuptueshem dhe intensifikohet qarte nga fakti qe zgjedhjet duket se i rreshqiten nga duart. "Ne fillim te vitit, sondazhet e opinionit tregonin se niveli i mbeshtetjes per PS-ne ishte 39 %, ndersa ai per PD-ne 30 %. Me pas, demokratet arriten ta zgjeronin kete perkrahje ne 38 %, fale edhe hyrjes se Shqiperise ne NATO ne muajin prill. Anketimi i fundit, ai i agjencise amerikane Zogby, tregoi se 42% e votuesve nen 35 vjec mbeshtesnin PD-ne dhe 34 % PS-ne. Kjo lekundi besimin e hershem se Rama, 20 vjet me i ri se Sali Berisha, ishte favorit i votuesve te rinj. Nga perspektiva e politikes, ka pak per te zgjedhur mes dy partive. Si PD-ja dhe PS-ja prezantuan platforma me bosht kryesor integrimin evropian. I vetmi dallim i qenesishem eshte ai mbi FMN-ne, ku PS-ja eshte shfaqur haptazi pro marreveshjes. Sa i takon ketyre te fundit, nje rishikim i buxhetit eshte i pashmangshem, pasi si te gjithe fqinjet e saj, Shqiperia e adoptoi buxhetin e saj te 2009-tes perpara krizes ekonomike qe goditi te gjithe Evropen lindore. Per pasoje, parashikimet mbi prodhimin e brendshem bruto ishin me optimiste sec duhet dhe projektimet e te ardhurave jane teper te larta. Gjasat jane te medha qe Berisha t'i drejtohet FMN-se per nje hua perpara fundit te vitit, qe te mbuloje mungesat e te ardhurave vjetore ne buxhet. Fondi, nga ana e tij, do te kerkoje reduktim te shpenzimeve", thuhet gjithashtu ne analize.
"The Economist" shton se Berisha aplikoi ne fund te prillit qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat ne BE. "Blloku e la menjane njehere shqyrtimin e kerkeses, ne pritje te rezultatit te zgjedhjeve. Fakti qe OSBE-ja evidentoi mangesi ne proces, pavaresisht perparimit te qarte ne krahasim me 2005-en, mund t'i binde kreret e qeverive te Bashkimit Evropian te presin pak me gjate perpara se t'i kerkojne Komisionit Evropian nje opinion mbi pershtatshmerine e Shqiperise. Me nje mazhorance funksionale, nuk ka arsye qe te beje te mendosh se Berisha do te mundohet shume me keto ceshtje. Te dhenat e qeverisjes se tij jane pozitive; 2008-ta ishte viti i pare qe Shqiperia nuk pati black-out, infrastruktura rrugore eshte permiresuar, anetaresimi ne NATO u arrit dhe rritja ekonomike ka qene e shendetshme, 6 % ne vit. Megjithate, akuzat per korrupsion vazhdojne te mbeten gjembi ne shpine per PD-ne. Nje skandal madhor ne parlamentin e ri do te sillte nderlikime serioze, sepse nese Meta do te vendoste ne nje moment te caktuar t'i privonte Partise Demokratike mbeshtetjen e tij, qeveria e Berishes do te mbetej krejtesisht e ekspozuar. Korrupsioni nuk eshte i vetmi rrezik potencial. Cdo mosmarreveshje politike apo ndryshim ne kabinet mund te nxise ne te njejten mase nje krize te rende qeveritare. Per cdo rast, nisur nga ekuilibrat e brishte ne parlament, gjasat jane te medha qe Partia Demokratike te mos e shohe fundin e mandatit te saj 4 vjecar. Ky mund te mos kete qene aspak rezultati qe demokratet projektuan ne mendje kur firmosen ne kodin elektoral me PS-ne", perfundon artikulli analitik i prestigjiozes britanike.