PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pogradec/ Vidhet makina brenda stacionit te policise


E Enjte, 09 Korrik 2009

Tre persona te dyshuar per vjedhje makinash nuk kane pasur frike as te tentonin kryerjen e nje vepre te tille brenda stacionit te Policise Kufitare ne Pogradec. Burime zyrtare bene me dije se ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, kur eshte vjedhur motori i nje autoveture "Eolksvagen Passat". Polici roje ka dalluar ne momentin e fundit largimin e tre personave, por nuk ka mundur as t'i ndaloje dhe per me teper t'i arrestoje, megjithese vetem 200 metra larg. Makina mbante targat LB 09 87 A, dhe gjendej ne stacionin e policise e bllokuar nga Qarkullimi Rrugor. Autoret kane mundur ta hedhin motorin e makines ne nje karroce dore dhe te largohen me qetesi.

D. Z.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika