PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

KUKES/ Plagosja e turistes ne grabitje, identifikohet i dyti


E Enjte, 09 Korrik 2009

Policia e Kukesit ka identifikuar dhe autorin e dyte te dyshuar te tentatives se grabitjes me pasoje plagosjen me arme zjarri te nje turisteje 28-vjecare nga Kosova. Pas arrestimit te 15 vjecarit K. S., per ngjarjen e ndodhur tek "Ura e Uzines", ne hyrje te qytetit, uniformat blu shpallen ne kerkim edhe shokun e tij, banues ne kete zone, te cilin nuk e gjeten ne banese. Identiteti i te dyshuarit u mbajt sekret per shkak te hetimeve, por policia tha se ka shperndare fotografine e tij per krimin e "plagosjes me dashje gjate tentatives se grabitjes me arme ne bashkepunim". Ngjarja ndodhi rreth ores 03:00 te mengjesit te se martes ne aksin kombetar Kukes-Durres.

A. N.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika