PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Incidenti ne kishen e Lacit, dy muaj burg Ylli Vlashit


E Enjte, 09 Korrik 2009

Kurbin- Policia e Kurbinit ka riarrestuar Ylli Vlashin, nipin e kryebashkiakut te Lacit, i cili tre muaj me pare, se bashku me vellane e tij, akuzohen se kane dhunuar ne Kishen e Shen Ndout, priftin Mikel Pllumbaj, i cili po jepte meshen e radhes. Prishja e meshes dhe kercenimi i priftit katolik ne Lac, ka ndodhur ne mes qindra besimtareve te cilet jane shtangur teksa kane pare dy vellezerit Vlashi te mos lejonin zhvillimin e meshes. Shkak eshte bere nje konflikt per pronesi mes paleve prej vitesh, ndersa prokuroria dhe gjykata liruan dy vellezerit pas ndalimit te pare te policise. Denoncimi publik i ngjarjes nga prifti dhe raportimi deri ne Vatikan ka rikthyer ceshtjen. Dosja ne ngarkim te vellezerve Vlashi kaloi ne gjykate, ndersa dje u be i mundur edhe arrestimi i Ylli Vlashit, i cili do izolohet per dy muaj ne qeli sipas vendimit te gjykates, pasi eshte cilesuar i dyshuari kryesor per incidentin. I dyshuari tjeter eshte lene i lire nga drejtesia, ndersa kjo ceshtje u hetua edhe nga Keshilli i Larte i Drejtesise.

A. B.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika