PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Lirohen gardianet, gjashte nen akuze


E Enjte, 09 Korrik 2009



Kurbin- Policia e Kurbinit vendos nen akuze gjashte nga tete gardianet e Burgut te Fushe-Krujes, te shoqeruar mbremjen e se martes ne komisariat pasi terrorizuan me te shtena pistolete ne ajer kalimtaret ne aksin Milot-Burrel. Burime zyrtare nga drejtoria e policise se Lezhes thane dje per "KJ" se oret e para te mengjesit te djeshem liruan 8 te shoqeruarit per "prishje te rendit dhe qetesise publike", nderkohe qe do te hetohen ne gjendje te lire gjashte prej tyre. Efektivet nen akuze jane Gentian Myrtaj, Valmir Shota, Agron Metalia, Llazi Ziba, Gentian Xhetani dhe Lulzim Sula. Ne gjendje te dehur ata dyshohet se kane rrezikuar kalimtaret me te shtenat, ndersa udhetonin ne dy autovetura me targa te huaja. Efektivet ktheheshin nga nje feste ditelindje ne nje nga restorantet afer fshatit Skurraj. Dy prej policeve u liruan pasi nuk ishin ne gjendje te dehur dhe u perpoqen te qetesonin koleget gjate rremujes se krijuar. Mesohet se ndaj gardianeve eshte marre edhe masa e pezullimit deri ne perfundim te hetimeve.

A. B.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika