 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Flijohet infermierja nga Durresi, policia ne udhekryq per motivet
E Enjte, 09 Korrik 2009
Durres- Flijimi i infermieres se spitalit rajonal Durres ka futur hetimet e policise vendore ne nje udhekryq. Edhe pas marrjes ne pyetje te familjareve per vdekjen pas vetehelmimit te dyshuar te 45-vjecares Liljana Lorja, grupi hetimor nuk ka mundur dot te zbardhe rrethanat e ngjarjes dhe te formuloje nje akuze konkrete. Burime zyrtare thane se nena e dy femijeve ka nderruar jete mbremjen e se martes ne Spitalin Ushtarak Tirane, ku ishte sjelle per mjekim te specializuar.
Nga hetimet paraprake rezulton se e ndjera eshte vetehelmuar me preparat qe perdoret kunder minjve, ne kushte depresioni, por nuk dihet nese ka pasur konflikte ne familje apo ndonje shkak tjeter per fundin tragjik. Ngjarja e rende ka ndodhur pasditen e se martes ne lagjen nr. 18 te qytetit te Durresit. Sipas deshmive te te afermve, gjate kohes qe eshte gjendur e vetme ne banese, 45-vjecarja ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme helmi, te cilin e perdornin kunder minjve. Per pasoje gruaja ka rene pa ndjenja ne dysheme, derisa eshte gjetur nga familjaret pas 30 minutash. Ata e kane derguar me shpejtesi per ne spitalin e Durresit ne gjendje koma.
Krahas nderhyrjeve te shumta nga ana e kolegeve, Loja eshte derguar menjehere per ne Spitalin Ushtarak Tirane, per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Por edhe pas nderhyrjes se tyre, ajo ka nderruar jete sepse helmi ishte teper i forte. Pervec familjareve qe kane mohuar qe Liljana te ishte perfshire ne konflikte bashkeshortore, ne pyetje jane marre edhe koleget e saj, qe mohuan gjithashtu qe e ndjera te kishte shfaqur shqetesime gjate punes.
Grupi hetimor konfirmoi se behet fjale per nje vetevrasje dhe se po behen verifikime per te zbuluar shkakun e fundit tragjik dhe nese ngjarja eshte nxitur nga ndonje konflikt i momentit. Policia sqaroi se e ndjera gezonte shendet te plote para ngjarjes dhe nje gjendje te mire ekonomike. Fillimisht grupi hetimor ngriti akuzen e "shkaktimit te vetevrasjes", ndersa dje nuk deklaroi zyrtarisht asnje veper penale, duke njoftuar se deshmia e familjareve nuk ngrinte dyshime.
E. Arapi
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Skandali, 80 pasaporta te parregullta
- Bashkia, refuzon bashkepunimin me ILDKP
- "Do te mbledh serish hekurishte"
- Shperthen bombola e gazit, vdes ne spital kryefamiljari
- Pas divorcit, zapton dhe mbjell token e gruas
- Pafajesite e te dyshuarve, hetim prokurorit Tom Deda
- Shfrytezoi gruan e dyte si punetore seksi, arrestohet
- Prishja e pazareve ne Itali, perleshje e armatosur ne lokal
- Vret veten me "Kallash" i semuri mendor
- Shembet magazina, pese viktima
- Durres, tenton te lidhe energjine, vdes 38-vjecari
- Rihapet tuneli ne Rreshen-Kalimash
- Tre te pandehurit e "Euro Bank", fitojne lirine e perkohshme
- Kthehet nga Belgjika, pranga ne Rinas
- Mbyten xhaxha e nip, shpeton femija
|
|