PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kerkohej per vjedhje, kapet si punetore seksi ne plazh


E Enjte, 09 Korrik 2009

Durres- Kerkohej ne Kukes per krimin e vjedhjes ne bashkepunim, kapet ne Durres duke ushtruar zanatin e prostitucionit kundrejt 500 lekeve per cdo klient. Burime zyrtare thane se 26 vjecarja Adelina M., eshte prangosur diten e djeshme nga agjentet e Antitrafikut te qytetit bregdetar, pasi eshte e denuar me 9 muaj burg. Zbulimi u be ne nje nga hotelet e bregdetit, ne zonen e Shkozetit, teksa ishte ne shoqerine e nje klienti me inicialet B. H. Policia tha se e kishte nen mbikeqyrje 26-vjecaren dhe e ka kapur ne momentin qe eshte siguruar per kryerjen e vepres penale te "ushtrimit te prostitucionit". Mesohet se Adelina M., prej pese muajsh ishte shpallur ne kerkim dhe i fshihej uniformave blu me se miri. Pas vendosjes ne Durres ajo ka nisur te ushtroje zanatin e ri fitimprures, edhe pse me nje cmim te ulet. E dyshuara eshte banuese ne fshatin Novasej, komuna Shishtavec ne Kukes, e denuar me 9 muaj burg per "vjedhje ne bashkepunim". Burime zyrtare sqaruan se policia e Kukesit kishte leshuar urdhrin per arrestim pas vendimit te gjykates prej muajit maj te ketij viti, kurse krimi ishte konsumuar prej muajit shkurt te ketij viti. Gjate marrjes ne pyetje 26-vjecarja ka deshmuar se zgjodhi kete rruge per t'i mbijetuar varferise dhe pamundesise ekonomike.

E. A.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika