 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gripi i derrit, 3 shqiptare te prekur ne Greqi
E Enjte, 09 Korrik 2009
Greqia ka raportuar gjate dites se djeshme edhe dy raste te tjera te shqiptareve te cilet rezultojne te prekur nga gripi i derrave. Sipas listes qe publikon Ministria greke e Shendetesise, behet fjale per nje grua 36 vjece dhe nje djale 17 vjec te cilet ende nuk dihet se si e kane marre virusin. Keshtu numri i shtetasve shqiptare te infektuar me virusin H1N1 ka shkuar ne tre brenda vetem nje jave. Me gjithe masat e marra, duket se gjendja po iken nga kontrolli dhe kjo ka vene ne levizje, organet greke te shendetesise qe vleresojne se ndoshta ka shume paciente te infektuar te cilet kalojne gripin me simptoma te lehta dhe nuk kerkojne ndihme prane qendrave spitalore. Nga ana tjeter autoritetet shendetesore ne vendin tone tashme jane te bindur se virusi A/H1N1 do te preke edhe Shqiperine. Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli, ndonese pranon se sherbimet shendetesore neper pikat kufitare mund te neglizhojne, ai thekson se duhet te jete ne ndergjegjen e qytetareve qe te njoftuar nepermjet posterave te paraqiten prane ketij sherbimi per te kapur sa me shpejt rastin e pare. "Eshte e sigurt hyrja e virusit te gripit ne Shqiperi. Perpjekjet tona jane perqendruar ne kapjen e rasteve sa me pare dhe parandalimin e komplikacioneve", u shpreh Drejtori i Institutit te Shendetit Publik, Alban Ylli. Sipas tij ne te gjitha pikat kufitare jane ngritur struktura te posacme per te identifikuar rastet e mundshme me qellim parandalimin e perhapjes se virusit A/H1N1. Nga ana tjeter Shqiperia ka hartuar planin e masave.
Spitalet
Strategjia, parashikon qe spitalet duhet te kene gati furnizimin me antibiotike, anti-virale, vaksina nese jane ne dispozicion dhe furnizim me ushqime per pacientet dhe punonjesit. Ne strategjine e menaxhimit te krizes percaktohen qarte hapat sipas kater niveleve te riskut qe paraqet ky virus te ndara ne nivelin e pare i quajtur niveli i vetedijes ne te cilin duhet identifikuar e parandaluar perhapja e metejshme e virusit
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Studentet ne Itali, si te legalizojne dokumentet
- Kuotat, universitet 22 mije pranime ne vitin e ri akademik
- Maturantet, shembuj si te perllogarisin piket
- Kule: Ne shtator, akreditimi i universiteteve
- Gripi i derrit, nje student i dyshuar
- QSUT, 420 paciente ne urgjencat e spitaleve
- Meteorologet, parashikojne nje fundjave me alternime
- Spitalet, gati per gripin e derrit
- Perfundon Matura dhe lendet me zgjedhje
- Fondacioni Vodafone Albania: Nje vit kontribut per njerez ne nevoje
- Shqiperia "nen kthetrat" e gripit te derrave
- Shqiperia harton planin e masave
- Ulet numri i aborteve, problem higjiena ne spitale
- Legalizimet, premtimi per letrat me vlere kthehet ne ligj
- Qeveria ul moshen per daljen ne pension te minatoreve
|
|