PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Helmimet nga ushqimet, me te prekur te rinjte


E Enjte, 09 Korrik 2009

Te konsumosh pije jashte apo te marresh nje ushqim te shpejte ne lokalet e shumta te kryeqytetit ne keto dite te nxehta mund te te kushtoje jo pak per shendetin. Gjate paradites se djeshme me dhjetera raste jane paraqitur ne urgjencen e Spitalit Infektiv, pasi kane pasur probleme kryesisht me helmimin. Sipas mjekeve infeksioniste

ne javen e pare te muajit korrik jane rritur rastet e shtruar me helmim nga ushqimet.

"Eshte vene re nje rritje e numrit te personave te cilet kerkojne ndihme mjekesore per shkak te helmimeve dhe kjo ndodh kryesisht nga ushqimet te cilat ne nje pjese te mire te rasteve jane te skaduara. Por, shenohen edhe raste kur helmimi ndodh nga ushqimet te cilat nuk jane ruajtur ne kushte frigoriferike" ka pohuar mjekja infeksioniste, Najada Como. Sipas saj, pacientet jane te prekur kryesisht nga semundjet gastro-interite, si pasoje e kequshqyerjes, pakujdesise se tyre per te zgjedhur ushqime te ruajtura ne kushte frigoriferike dhe brenda kushteve higjieno- sanitare. Te semuret qe kane mbushur korridoret e spitalit shfaqin shenja te peraferta me ato te gripit, por pas vizites mjekesore mushkerite dhe organet e tjera rezultojne te paprekura.

Keshillat

Mjeket keshillojne evitimin e qendrimit jashte ne oret e pikut dhe konsumim sa me te paket te ushqimeve te gatuara jashte shtepise. Ndersa per amvisat keshillohen gatimet e fresket dhe mbajtja e tyre ne frigorifer me temperatura sa me te ftohta. Po keshtu nje tjeter keshille e rendesishme eshte edhe higjiena. "Higjiene maksimale per te gjithe eshte keshilla kryesore qe do te rekomandoja per te gjithe. Kjo per vete faktin se lidhet me helmimet e mundshme. Po keshtu nje kujdes i vecante duhet te tregohet edhe me ushqimet pikerisht me daten e tyre te skadences dhe kohen qe kane qendruar te ekspozuara ne diell" pohon Como. Sipas saj, deri me tani te prekur nga helmimet jane te rinjte pasi konsumojne me shume ushqime dhe produkte te tjera jashte shtepise.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika