PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Biznesi i bixhozit, qeveria rrit taksat


E Enjte, 09 Korrik 2009

Ja taksat e reja per aktivitete e lojerave te fatit

-Per rrethet e kategorise se pare, 400 000 (katerqind mije) leke, per cdo salle, dhe 100 000 (njeqind mije) leke, per cdo makine elektronike, te tipit slot e videolotari;

-Per rrethet e kategorise se dyte, 200 000 (dyqind mije) leke, per cdo salle, dhe 60 000 (gjashtedhjete mije) leke, per cdo makine elektronike, te tipit slot e videolotari;

-Per rrethet e kategorise se trete, 100 000 (njeqind mije) leke, per cdo salle, dhe 40 000 (dyzet mije) leke, per cdo makine elektronike, te tipit slot e videolotari;

- Per cdo makine elektronike me me shume se nje pozicion (rulete), organizatori paguan nje kuote fikse mujore prej 1 000 000 (nje milion) lekesh dhe 300 000 (treqind mije) lekesh ne muaj per cdo pozicion loje, pavaresisht nga rrethi, ku ushtron veprimtarine.".

- Per tryezat me me shume se nje pozicion (rulete), nje takse mujore, ne masen 300 000 (treqind mije) leke ne muaj per cdo pozicion.

-Per cdo tryeze te lojerave (me letra ose/dhe me zare), nje takse mujore, ne masen 1 500 000 (nje milion e peseqind mije) leke.

-Per lojerat elektronike dhe makinat slot, me fitim ne cast, dhe per videolotarine, te vendosura ne mjediset e kazinose, nje takse mujore, ne masen 120 000 (njeqind e njezet mije) leke, per cdo kompjuter elektronik.".



Tabelat dhe reklamat, rriten taksat

Qeveria miratoi dje vendimin, i cili nder te tjera, percakton rritjen e takses se tabelave te reklamave, ne qytetet dhe rruget e vendit. Kryeministri u shpreh se kjo mase ndermerret per t'u ardhur ne ndihme autoriteteve vendore dhe per te kufizuar ne nje shkalle ndotjen vizive qe transmetojne reklamat, ne rruget dhe qytetet e vendit. "Do te rritet ne menyre te ndjeshme taksa e tabelave te reklamave, ne qytetet dhe rruget e Shqiperise. Deri me sot, kjo takse ka qene shume e ulet, ka qene qesharake, ndersa tani merr nje vlere te re, te rendesishme. Kjo mase ndermerret per te ndihmuar autoritetet vendore, por edhe per ta kufizuar ne nje shkalle ndotjen vizive qe japin reklamat per te cilat sot ka tendence boterore drejt kufizimit te tyre"



Rimbursimi i TVSH brenda nje muaji



Qeveria vendos rimbursimin e TVSH-se brenda nje muaji. Kryeministri Berisha, duke prezantuar projektin e ri mbledhjen e Keshillit te Ministrave, u shpreh se parimi "heshtja, eshte pranim" do te jete i vlefshem edhe ne kete rast. "Sot, vendosim qe TVSH-ja te rimbursohet brenda nje muaji. Parimi "silence is consent" ne kete rast ka kete kuptim: ne rast se brenda nje muaji autoriteti tatimor nuk ka rimbursuar TVSH-ne, sipermarresit i lind automatikisht e drejta per te mos derdhur taksat e tjera. Ai do te mbushe formularin, do ta nise, por nuk do te derdhe gje gjer ne shumen e TVSH-se. Pra, nis perfitimi i saj," u shpreh Kryeministri. Kryeministri Berisha u shpreh se ky vendim shnderron ne ligj nje nga premtimet elektorale, ne traditen me te mire te mbajtjes se premtimeve dhe qe i jep fund arbitraritetit te shtetit. "Ky ka qene nje premtim shume i goditur dhe kjo i jep fund nje here e mire arbitraritetit te shtetit, i cili, duhet te jemi realiste nuk ka qene i ekzagjeruar, por nuk duhet te ekzistoje dhe nuk mund te themi se nuk ka ekzistuar."

Qershor, inflacioni arrin ne 2.3 %



Ne muajin qershor, niveli i pergjithshem i cmimeve u rrit 2.3 % krahasuar me muajin qershor te nje viti me pare. Indeksi i grupit "ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje ulje prej 1.7 per qind, me nje ndikim prej - 0.7 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi ulja me e madhe prej 6.1 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim uljen e cmimit te patellxhaneve me 36.9 per qind, specave me 33.7 per qind, bishtajave me 30.9 per qind, domateve me 15.8 per qind, sallates jeshile me 13.8 per qind, etj. Indeksi ne nengrupin "fruta" shenoi nje ulje prej 4.2 per qind, ku mund te permendim uljen e cmimit te pjeshkeve me 33.4 per qind, qershive me 36.6 per qind, pjeprit me 23.9 per qind, dardheve me 5.9 per qind, shalqirit me 2.6 per qind, etj.

VENDIMI/ Kerkohet skeme e re dhe per rritjen e pensioneve






Te Tjera nga rubrika