PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Cigaret, kafeja dhe pijet alkoolike, qeveria rrit akcizen mbi 20%


E Enjte, 09 Korrik 2009

Blerina Hoxha

Akcizat jane rritur dje nga qeveria per te gjithe mallrat e forte, si kafene, cigaren he pijet alkoolike. Sipas ligjit te miratuar nga qeveria akciza e cigareve eshte rritur me 10 leke per pakete. Deri tani per cigaret paguhej 40 leke akcize per pakete, ndersa me hyrjen ne fuqi te paketes fiskale per cigaret do te paguhet 50 leke per pakete. Nderkohe, akciza per puro qe permbajne duhan do te arrije ne 2500 leke per kg nga 2240 leke qe ishte deri tani. Per kafene jo te pjekur e dekafeinizuar nga 50 leke qe ishte akciza e kesaj kategorie, behet 70 leke per kg me hyrjen ne fuqi te ligjit per akcizat. Rritje me 40 leke per kg parashikohet edhe per kategorine kafe e pjekur e dekafeinizuar ose jo, duke arritur ne nivelin 140 leke per kg, ndersa per kategorine lekura dhe levoret e kafese. Ndersa niveli i akcizes per pijet me force alkoolike ndaj vellimit mbi 12 % parashikohet te rritet me 70 leke/litri, duke arritur ne 220 leke/litri nga 150 leke qe eshte aktualisht. Ndryshimet ne ligjin per akcizat konsistojne ne rritje te akcizave per cigaret, per kafen dhe pijet alkoolike. "Rritja e akcizave ne kete sektor, nuk eshte pare thjesht si nevoje per te balancuar uljen e madhe qe i kemi bere ngarkeses fiskale, por dhe nevojes per te perafruar ngarkesen fiskale, ne akcize, me ate te vendeve te tjera te rajonit", eshte shprehur ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas kuadrit fiskal afatmesem 2009-2012 qe eshte hartuar nga Ministria e Financave kete vit dhe dy vitet ne vazhdim, do kete ndryshime ne tatime e taksa. Do te kete rishikim te akcizes me tendence rritje per mallrat e forta. Gjithashtu reforma ne taksat nacionale do te vijoje eshte ne vitet ne vazhdim ne kuader te decentralizimit te pushtetit lokal ku disa taksa me natyre nacionale do t'i kalojne per administrim pushtetit lokal. Gjithashtu per shkak te liberalizimit te plote te tarifave doganore me vendet te rajonit, gjate viteve ne vazhdim do te kete nje reduktim te ndjeshem te tarifave doganore e per pasoje edhe nje renie e te ardhurave doganore ne buxhetin e shtetit. Burimet zyrtare nga Ministria e Financave njoftojne se, politikat fiskale do te shoqerohen me permiresime te ndjeshme administrative ne mbledhjen e ketyre taksave, sidomos ne permiresimet administrative tatimore, te cilat do te konsistojne ne riorganizimin e sistemit te administrates, rritjen e performances ne drejtim te sherbimit ndaj taksapaguesit. Gjithashtu reformat do te ne shmangien e kontakteve inspektor tatimor-tatimpagues.



Ndryshimet e akcizave sipas artikujve

Kafe jo e pjekur e dekafenizuar ose jo



Ishte behet

50 leke/kg 70 leke/kg



Kafe e pjekur e dekafeinuar ose jo

Ishte behet

100 leke/kg 140 leke/kg



Pije alkoolike me force alkoolike ndaj volumit mbi 12 per qind

Ishte behet

150 leke/kg 220 leke/kg



Nga prodhues vendas e te huaj me sasi me te madhe se 20.000 hektoliter ne vit

Ishte behet

200 300



Pije alkoolike me force alkoolike ndaj volumit deri ne 12 per qind

Ishte behet

70 -100



Puro, cigare

Ishte Behet

2240 l/kg 2500 l/kg



Cigare qe permbajne duhan

Ishte behet

40 leke pakete 50 leke paketa








Te Tjera nga rubrika