Flasin "humbesit": Pse s'hyme ne Kuvend
E Enjte, 09 Korrik 2009
Te vegjlit e zgjedhjeve fajesojne kodin per mosperfaqesimin e tyre ne parlament dhe partite e medha per Kodin e ri Zgjedhor. "Pergjegjesi kryesor eshte zoti Rama. Ishte nje kod dhe mbetet nje kod qe favorizon humbesin. Pasi me diference te vogel, me pak hile, i humburi behet fitues", deklaroi ish-kryetari i Partise Socialiste te Vertete '91, Petro Koci. Ndersa sipas sekretarit te Pergjithshem te Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Leonard Solis, Kodi u projektua per te hequr ferren neper kembe, duke hequr partite e vogla. "LSI-ja ka hedhur mijera vota ne ajer qe nuk kane shkuar asgjekundi sepse ishte jashte koalicionit te majte. Demi nuk eshte tek ato qe nuk mori, por tek ato qe u hodhen ne ajer nga LSI-ja", deklaroi ai. Sipas tij, partia qe perfaqeson kishte llogaritur se do te merrte ne parlamentin e ardhshem mbi 4 deputete. Per Solis, ne PS jane njerez qe kane qene te rastesishem ne liste, nuk mund te behen listat me anonimat. "Punet e PS jane te saj, jane bere gabime shume te medha. Musa Ulqini, nuk mund te shmangej, nuk mund te vihet nje njeri i rastesishem, qe sado i mire te jete, duhet te jete nje person qe te jete fytyre e saj. Figura te vlefshme jane transplantuar mekanikisht", vleresoi zyrtari i PBDNJ. Ndersa kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, deklaroi se PS u nis ne kete fushate jo per te fituar zgjedhjet, por per te likuiduar LSI-ne, qe nga fillimi me ane te Kodit kerkonte shkaterrimin e LSI.