PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ruci: Qeveria e re, ende heret per nje qendrim


E Enjte, 09 Korrik 2009

Kryetari i Asamblese Kombetare te PS-se, Gramoz Ruci, ne nje interviste qe i dha dje radios BBC, seksioni shqip, deklaroi se qendrimi i PS per qeverine e koalicionit Meta-Berisha, do te jepet ne ditet ne vazhdim, duke theksuar se eshte ende heret.

Cili eshte komenti juaj z. Ruci, si Kryetar i Asamblese Kombetare te Socialisteve, per aleancen e shpallur tashme?

Eshte nje absurditet politik, sigurisht nuk eshte e papritur per ne, por qe verteton dhe njehere qe u tradhtuan haptazi mbi 73 mije votues te majte, te cilet kane votuar per nje alternative, per nje program dhe mbi te gjitha per nje qeverisje te majte ne Shqiperi per 4 vitet e ardhshme.

Cfare do te beni ju me kryetarin tuaj pas ketyre zgjedhjeve?

Nuk eshte koha dhe momenti per te folur per kryetarin tone. Kryetari jone dhe forca jone politike eshte force e pare fituese me vota ne Shqiperi, eshte nje force politike qe ka marre mbi 75 mije vota me shume se ne 2005, eshte nje force politike qe ka fituar ne tete qarqe te Shqiperise, eshte nje force politike qe ka marre mbi 50 mije vota ne kryeqytetin e Shqiperise, ose 12 mije vota me shume se PD. Aktualisht per mua PS nuk eshte humbese, por fituese elektorale e ketyre zgjedhjeve, por e perkthyer ne mandate dhe ne devijimet qe kane bere institucionet dhe mazhoranca aktuale, kjo nuk eshte e perkthyer ne mandate qeverisese. Rezultati aktual me gjithe keto shtremberime 70 me 70, flet per ate qe nuk eshte pergjegjesi e lidershipit te PS.

Megjithate, ju e keni te shkruar ne statut qe ne rast te humbjes se zgjedhjeve kryetari jep doreheqjen?

Sigurisht qe e kemi shkruar, por sic komentova me larte besoj se shifrat flasin me shume se komentet e fjaleve qe zgjedhjet nuk jane te humbura, manipulimet jane te fituara.

Por ne rast se vendoset krijimi i qeverise se re shqiptare, cili do te jete qendrimi i socialisteve ndaj saj?

Eshte ende heret per te folur per kete ceshtje, do t'ia leme diteve. Aktualisht, sic thashe, nuk jemi as ne mes te procesit te konkludimit te rezultatit elektoral.










Komento artikullin | Shiko komentet (14 komente)
Te Tjera nga rubrika