PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PBDNJ, Goxhi, Dule te jape doreheqjen


E Enjte, 09 Korrik 2009

Ne te majten shqiptare te gjitha partite politike kane nisur qe te bejne bilancin e humbjes. Keshtu anetari i Kryesise se Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Kristo Goxhi, fajeson drejtperdrejt kryetarin Dule per rreshtimin ne krah te Partise Socialiste, duke thene se kjo levizje jo vetem qe zvogeloi numrat e saj ne parlament, por ka tkurrur dhe elektoratin e kesaj partie.

I pyetur dje nga Tv Klan se ke ben fajtor per rezultate kaq te dobeta, Goxhi tha se "pavaresisht se eshte parti e vogel apo eshte parti e madhe, fajin e nisim gjithmone nga kryetari i kesaj partie, i cili pasi garantoi veten e tij ne parlament, ne menyre drastike ka rrezuar numrin e votave te kesaj partie, kater here".

Ndersa pyetjes, "A mendoni se ishte i drejte vendimi i PBDNJ qe me keto zgjedhje te hynte ne koalicion me PS-ne?", - z.Goxhi i dha kete pergjigje: "Ne shume gjera po ta diskutosh, eshte gafa me e rende qe ka bere Vangjel Dule ne menyre krejt personale. Eshte nje ide e tij personale, eshte nje marredhenie e tij personale, ndoshta me Edi Ramen. Ne nuk jemi te majte, ne nuk jemi as te djathte, por thjesht kemi nje identitet si parti centriste, si Partia e Bashkimit per te Drejtat e Njeriut. Duhet te dilte me vete dhe e keqja me e vogel ishte te dilte me Partine Demokratike, se ishte ne pushtet me PD-ne dhe cuditerisht kishte arritje. Fitorja e Sali Berishes eshte fitorja me logjike, une nuk jam i Partise Demokratike, por eshte nje rrjedhe logjike e ngjarjeve.

Ne kete pike, ajo cka z.Goxhi tha se kerkon dhe e sheh si hap te duhur, "eshte vetem nje gje, doreheqjen', Vangjel Dule, "duhet te largohet".








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika