 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Te vegjlit, akuza te medhenjve
E Enjte, 09 Korrik 2009
Arben Muka
Evident ne zgjedhjet e 28 qershorit ishte reduktimi maksimal i partive qe kane perfaqesues ne parlament. Vetem gjashte prej tyre siguruan mandate deputetesh. Tre parti arriten te marrin vetem nga nje mandat. Partite e vogla te spektrit te djathte a te majte thuajse kane te njejtin qendrim per zgjedhjet e 28 qershorit. Duke qene se shumica dermuese e tyre nuk arriti te fuse qofte dhe nje deputet ne parlamentin e ri, kane filluar ankesat dhe akuzat ndaj dy partive te medha. Me shume duket se jane fokusuar tek procesi i numerimit te votave.
Kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka, thote hapur se Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kishin nje akord mes tyre, qe gjate numerimit te votave te penalizonin te vegjlit. "Ka patur konsensus, qe vota e Polit te Lirise dhe Partise Demokristiane te kalonin per PD. Kjo ka qene evidente. Une kam konstatuar qe ne disa raste qe kur ne monitor jepej vota e demokristianeve vihej per llogari te PD-se", - vlereson Ndoka.
Kete argument kryesor per rezultatin e dobet te Partise se Bashkimit per te Drejtat e Njeriut e ka dhe numri 2 i kesaj partie Leonard Solis. "U vune ca kamera kot, te cilat nuk mund t`i ndiqje dot. Jepeshin imazhe se gjithcka kontrollohej. Mua me kane ardhur komisionere socialiste qe me kane thene se jane shtuar votat..."
Por analisti Andi Bejtja duke folur per DW nuk e shikon rezultatin negativ te partive te vogla tek procesi i numerimit. Sipas tij, shkak thelbesor eshte sistemi i ri elektoral qe u aplikua per here te pare me 28 qershor. Bejtja shpreh habi se si gjate kohes kur diskutohej sistemi shume drejtues te partive te vogla nuk e kundershtuan ate. Tani pas zgjedhjeve, sipas tij, u provua se jashte parlamentit kane mbetur disa figura te njohura te politikes shqiptare qe kane drejtuar keto parti. "Pavaresisht se disa parti nuk e meritojne te jene ne parlament mendoj se disa lidere jane te konsoliduar si figura politike. Te vjen keq qe tashme disa prej tyre, si Skender Gjinushi, Dashamir Shehi, Paskal Milo etj., te largohen nga politika. Nderkohe qe ne parlament do te kemi zera te tille, si ushtare te partive, qe nuk do te thone asgje".
Kryetari i PDK-se Nard Ndoka e shikon mosperfaqesimin e tij personal dhe te partise ne parlament, jo si nje mbyllje kapitulli te angazhimit ne politike. "Ne jemi te vendosur te qendrojme, te jemi prezent ne politiken shqiptare. Se gjykojme dhe mendojme qe alternativa kristiane ne Shqiperi eshte e domosdoshme dhe ka mbeshtetje".
Ne kete linje jane pak a shume dhe politikanet jodeputete, qe per shume vjet kane qene protagoniste ne skenen politike. Por vec goditjes direkte qe sistemi proporcional rajonal beri per partite e vogla, analisti Andi Bejtja shikon dhe nje mangesi tjeter, te cilen e pershkruan si serioze. "Ky sistem i jep pak shprese nje force te re politike qe te dale ne skene. Jemi ne permbyllje te tranzicionit dhe mund te kemi vullnete politike te deshiruara, forca te reja qe me sistemin aktual e kane te pamundur te dalin ne drite. Une ketu e shoh te keqen me te madhe te sistemit rajonal proporcional, se sa tek penalizimi i nje apo dy lidereve. Shqiperia nuk ka ardhur ende ne fazen e dy luaneve. Duhet te kete pluralitet mendimi aq me teper te lehtesoje ose te krijoje terren per lindjen e forcave te reja politike. Ato mund te ndryshojne dhe historine e Shqiperise".
Me i thjeshte ne aplikim, thote Andi Bejtja per DW eshte sistemi proporcional kombetar. Ku pesha e cdo partie konkurruese del me e qarte dhe e merituar. Si per subjektet politike te medha ashtu dhe te tjerat me te vogla. Edhe per menyren e numerimit te votave Andi Bejtja, mendon se procesi nuk duhet te realizohet ne disa pika, ne rrethe te ndryshme te vendit. "Por vetem ne nje qender, p.sh ne Tirane. Dhe kjo eshte plotesisht e mundshme. Me pak e kushtueshme dhe aspak e kontestueshme".
Kulture e re dialogu
Bashkeqeverisja ne kater vitet e ardhshme e te djathteve dhe e te majteve liberale i jep stabilitet qeverise se re te Tiranes dhe legjitimitet Berishes, kreut te PD-se dhe kryeminister. Nuk eshte hera e pare ne Shqiperi, qe nje force politike e majte bashkepunon ne qeverisje me te djathten. Keshtu ne fillimet e pluralizmit politik, social-demokratet e Skender Gjinushit bashkepunuan me demokratet e Sali Berishes. Per publicistin dhe analistin, Fatos Lubonja, koalicione te tilla qeverisese nuk e kane te veshtire te formohen, per sa kohe forcat e majta dhe ato te djathta ne thelb nuk kane ndryshime perkatese ne programet e tyre politike.
E majta ne Shqiperi ka nje program pothuajse te njejte me te djathten, dhe vice-versa, dhe prioritet i te dyja paleve eshte integrimi i vendit ne BE. Ne te tilla rrethana, me koalicionin e sapokrijuar qeverises mes te djathteve dhe liberaleve te majte te Ilir Metes kane kaluar ne plan te fundit edhe ato pak dallime, jo thelbesore, mes programeve te tyre politike. Ne kete kuptim bashkeqeverisja e Shqiperise ne kater vitet e ardhshme pritet te prodhoje dukuri pozitive.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- PS: Nuk e leshojme mandatin e Fierit, me asnje cmim
- Berisha nderohet me cmimin "Eisenhower Medallion"
- "Bashkeqeverisja me PD do te forcoje identitetin e LSI-se"
- Qeveria, plan per rritje te re pagash
- BERISHA: Rama kerkoi bashkeqeverisje
- Shqiptaret, me 2010 pa viza ne BE
- PS, kallezim penal punonjesve te policise: Ndikuan ne zgjedhje
- Nishani: Pa viza, vetem qytetaret me pasaporta biometrike
- Balla: Asnje pazar, s'mund te ndryshoje voten
- KQZ, shperndan mandatet e zgjedhjeve
- KQZ, sot vendim per Fierin
- LSI: Deklaratat e Klosit, sherbime bashkiake
- Kushtetuesja, ul kompetencat e kancelareve
- Topi: Zgjedhjet e 28 qershorit, demokratike
- Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese
|
|