 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kosova pershendet fitoren e Berishes
E Enjte, 09 Korrik 2009
Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu uroi dje kryeministrin Sali Berisha per fitoren e koalicionit te djathte ne zgjedhjet e qershorit. Me ane te nje telegrami urimi presidenti Sejdiu solli pergezimit ne emer te te gjithe popullit dhe institucioneve te Kosoves. "Ne emer te popullit dhe te institucioneve te Republikes se Kosoves, ju pergezoj per fitoren e 28 qershorit ne te cilen 'Koalicioni per Ndryshim' mori perkrahjen e qytetareve te Shqiperise per te qeverisur vendin Tuaj ne mandatin e ardhshem", nis urimi derguar kryeministrit Berisha.
Me pas Fatmir Sejdiu vlereson se procesi i zhvilluar zgjedhor u dha votuesve shqiptare mundesine qe te percaktohen te lire per perfaqesuesit e tyre. Pas fitores se aleances se djathte ne zgjedhje, presidenti kosovar shpreh bindjen se Shqiperia do te vazhdoj rrugen e integrimit te saj ne strukturat euro-atlantike. "Jam i bindur se Shqiperia e qeverisur nga koalicioni i ndertuar mbi vlera te demokracise dhe te zhvillimit do te vazhdoje me hapa te vendosur qe kombi dhe shteti shqiptar te behet pjese e familjes se gjere evropiane", vazhdon telegrami i urimit te Sejdiut. Sipas tij, me ecurine e deritanishme Shqiperia ka mundesite qe ne nje kohe fare te shkurter te permbush kriteret qe kerkohen per anetaresimin ne Bashkimin Evropian.
Kryetari i shtetit me te ri ne bote shpreh bindjen se bashkepunimi mes Kosoves dhe Shqiperise do te rritet edhe me shume. "Ju siguroj me kete rast se si President i Republikes se Kosoves do te punoj ngushte se bashku me Ju per te thelluar bashkepunimin ne interes te dy vendeve tona si dhe gjithe rajonit", perfundon Sejdiu telegramin e tij, duke theksuar se i uron gjithashtu suksese qeverise "per te miren e qytetareve te Shqiperise".
Sejdiu
"Jam i bindur se Shqiperia, e qeverisur nga koalicioni i ndertuar mbi vlera te demokracise dhe te zhvillimit, do te vazhdoje me hapa te vendosur qe kombi dhe shteti shqiptar te behet pjese e familjes se gjere evropiane, duke marre keshtu detyrimet dhe pergjegjesite qe i takojne. Besoj se Shqiperia, pas anetaresimit ne NATO, ne nje kohe fare te shkurter, do te permbushe kriteret per t'u bere anetare e Bashkimit Evropian, duke realizuar keshtu nje nga deshirat dhe endrrat me te medha te kombit shqiptar".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- PS: Nuk e leshojme mandatin e Fierit, me asnje cmim
- Berisha nderohet me cmimin "Eisenhower Medallion"
- "Bashkeqeverisja me PD do te forcoje identitetin e LSI-se"
- Qeveria, plan per rritje te re pagash
- BERISHA: Rama kerkoi bashkeqeverisje
- Shqiptaret, me 2010 pa viza ne BE
- PS, kallezim penal punonjesve te policise: Ndikuan ne zgjedhje
- Nishani: Pa viza, vetem qytetaret me pasaporta biometrike
- Balla: Asnje pazar, s'mund te ndryshoje voten
- KQZ, shperndan mandatet e zgjedhjeve
- KQZ, sot vendim per Fierin
- LSI: Deklaratat e Klosit, sherbime bashkiake
- Kushtetuesja, ul kompetencat e kancelareve
- Topi: Zgjedhjet e 28 qershorit, demokratike
- Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese
|
|