Gjinushi: PS ka gabuar, perdori taktika te vjetra
E Enjte, 09 Korrik 2009
Kryetari i Partise Social Demokrate, Skender Gjinushi, kritikoi diten e djeshme qendrimin e Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. "PS ka gabuar, sepse ky sistem zgjedhor, pavaresisht kapricove te tij, papershtatshmerise se tij, kishte vetem nje zgjidhje, optimizmin e aleances", deklaroi Gjinushi. Sipas tij, ky sistem kerkonte pikerisht qe ne PS te mos rilindnin taktika, mentalitete te dikurshme qe aleatet t'i perdorim per mbeshtetje, por sa me pak mandate dhe mundesisht zero, qe te gjitha frytet e bashkepunimit te shkonin vetem tek PS. Ne konferencen e pare per shtyp pas zgjedhjeve, lideri i PSD-se tha gjithashtu se zgjedhjet e majta u shiten dhe u drejtuan keq per dy arsye. "Pas LSI u pozicionua "force" me vete qe ne fillim, kjo mund te ishte e drejte e saj, por kete pozicionim e shoqeroi me nje lufte publike dhe thirrje te hapur per te mos votuar te majten dhe me nje kerkese, synim te qarte qe te mos fitonte as e majta, as e djathta, qe Meta te kishte doren e lire per te luajtur kryeministrin dhe ai meqe nuk zuri dot vendin e Saliut, kapi ate te Jozefines", theksoi kreu social demokrat. Fatkeqesisht, sipas tij kete taktike te gabuar ne 2001, kete taktike te deformuar ne 2005, PS e riperdori ne 2009, madje duke kaluar edhe ne mashtrim elektoral qe vota per PSD vote per Berishen, vote per PSD shkon dem. Ai theksoi se me nje bashkepunim te paster, te sinqerte, absolutisht e majta perseri do te ishte fituese, megjithate tradhtine e LSI dhe manipulimet e Berishes. Sipas tij, alibia e perplasjes Rama-Meta nuk mund te sherbeje me per te justifikuar kete veprim. D. D.