PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PD: Rama shpif se nuk pranon humbjen


E Enjte, 09 Korrik 2009

Rozeta Rapushi

Partia Demokratike reagon ndaj vendimeve te selise roze, per te mos njohur zgjedhjet ne rast se nuk numerohen votat ne qarqet problematike te vendit. Kryetari i deges se PD-se ne Tirane, Aldo Bumci, tha dje se socialistet nuk mund te mbajne qendrime te tilla kundershtimi, kur ishin vete ata qe ne 28 Qershor thane fjalet me te mira per zhvillimin e procesit zgjedhor dhe ecurine e tij. "Fakti qe rezultati i zgjedhjeve ndryshoi ne favor tone, nuk do te thote se PS duhet te kaperceje vleresimet qe dha per zgjedhjet diten e votimit. Nuk mund te mbash qendrime ne varesi te rezultatit te zgjedhjeve. Shqiptaret na votuan ne", tha Bumci. Sipas tij, reagime te tilla nga kampi opozitar, vijne vetem sepse kreu socialist Edi Rama nuk e pranon dot humbjen. Bumci tha per Gazeten "Koha Jone", se kjo eshte nje histori e vjeter qe socialistet bejne sa here qe nuk fitojne sepse nuk e pranojne dot humbjen e tyre. Nga ana tjeter, kreu i PD-se ne Tirane, njekohesisht dhe kandidat per deputet ne kete qark, tha se deklarata si mos njohja e zgjedhjeve nga socialistet se fundmi vijne edhe si argument i Rames per te mos dhene doreheqjen nga posti i kryetarit te partite. "Paralajmerimet qe vijne nga opozita jane fjale te teperta. Nuk jane gje tjeter vecse nje histori e brendshme debatesh ne Partine Socialiste dhe mjete per te mbajtur Ramen ende ne krye te kesaj force politike", theksoi Bumci. Ai u shpreh se zgjedhjet treguan qarte se populli votoi per maxhorancen e djathte. Per sa i perket akuzave te socialisteve per manipulime dhe abuzime, Bumci replikoi se deklarata te tilla nuk duhet te vijne nga kampi i majte. Sipas tij, PS ishte ajo qe diten e zgjedhjeve vazhdimisht vleresoi procesin. Po keshtu, Bumci permendi dhe vezhguesit nderkombetar qe sipas tij vleresuan arritjet e bera ne keto zgjedhje. "Per procesin e rinumerimit te votave ne qarqet qe pretendon PS nuk mund te them a do te rihapen apo jo kutite e votimit, pasi nje kompetence e tille i takon Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ai vendos. Por ato cka pretendon PS jane te gjitha te pa bazuara per sa i perket procesit zgjedhor", u shpreh Bumci. Prej ditesh opozita e majte, kercenon se nuk do te njohe zgjedhjet ne rast se nuk numerohen kutite e votimit ne qarkun e Fierit por edhe ne qarqe te tjera te cilat jane vleresuar me probleme. Deklaratat gjithnje e me te shpeshta te selise roze perfshijne dhe akuzat ndaj maxhorances se djathte, se ka deformuar voten e lire ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit.



Detaj

Reagimi

Kryetari i partise demokratike per degen e Tiranes, Aldo Bumci, ju kunderpergjigje dje akuzave te socialisteve, se flasin pasi nuk pranojne humbjen e tyre.






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika