Dokle: Qendrat e votimit, prone e PD-se
E Enjte, 09 Korrik 2009
Kandidati i PS-se per deputet ne Tirane, Namik Dokle, denoncoi dje se kryeministri Sali Berisha, po manipulon dhe deformon rezultatin e zgjedhjeve. Sipas Dokles, Kodi Zgjedhor e percaktonte qarte se qendrat e votimit dhe ato te numerimit te votave, nuk mund te krijohen ne ndertesa qe perdoren apo jane ne pronesi te nje partie e politike. Pavaresisht ketij sanksioni, Dokle akuzoi se PS ka denoncuar dhe kerkuar nga KQZ ndryshimin e vendndodhjes per 92 raste te tilla. "Nga te gjitha keto, vetem ne Qarkun e Tiranes ishin 27 qendra votimi ne lokale te militanteve apo drejtuesve lokale te Partise Demokratike. Shumica e tyre ishin ne zonat periferike te Tiranes dhe 19 prej te tyre ishin ne ZAZ 56 te Kamzes dhe Bathores", tha Dokle. Sipas tij, edhe pas ankesave te bera, KQZ, me sakte pjesa e detashmentit politik te Sali Berishes, nuk mori ne konsiderate kete ankese dhe kerkese se shumices se komisionit te zones administrative zgjedhore nr 56. Ashtu sic parashikohej ne keto qendra votimi, votimet u bene me presione te shumta mbi komisioneret dhe votuesit, gje qe deformoi ne shume raste vullnetin real te zgjedhesve", denoncoi Dokle. Ai beri te qarte se ne lidhje me keto shkelje, PS njoftoi menjehere komunitetin nderkombetar, OSBE dhe vezhguesit e ODIHR. Sipas Dokles, ne shume prej ketyre qendrave te votimit, ka votues te regjistruar 2 here dhe me nje marifet shume te sofistikuar, ku i njejti person, me te njejtin baba e mbiemer, i regjistruar me dy datelindje te ndryshme, ka votuar nje here ne qendren e votimit te tij dhe pastaj pikerisht ne keto qendra votimi qe ishin te vendosura ne lokale private.
Kandidatet e PS, rikthim ne zona per te zbuluar abuzimet
Kandidatet e Partise Socialiste ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, marrin persiper detyren per te verifikuar abuzimet qe pretendojne se jane bere ne zonat e tyre. Te gjithe, do te shkojne te shohin ne zonat perkatese dhe te verirfikojne cfare abuzimesh jane bere ne zgjedhje, ne menyre qe me informacionet e mbledhura, selia roze te ankohen prane KQZ-se per rezultatin. Ky eshte nje organizim qe socialistet moren persiper ta bejne ne kuder te verifikimit te ate qe ata e quajne abuzim dhe deformim te votave ne zgjedhje.