PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS, gati ankesat kunder zgjedhjeve ne KQZ


E Enjte, 09 Korrik 2009

Rozeta Rapushi

Partia Socialiste do te ankimoje sot ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve vendimin per qarkun e Fierit. Kete e pohoi dje per gazeten "Koha Jone", perfaqesuesi i PS-se ne kete komision, Genci Gjoncaj. Sipas tij, selia roze do te shfrytezoje ligjin dhe afatin kohor te percaktuar, per te ankimuar vendimin qe KQZ morri per te mos numeruar kutite problematike te qarkut te Fierit. Kuti, nga te cilat socialistet presin mandatin e nente te deputetit. Por ky qark nuk do te jete i vetmi, rezultatin e te cilit PS do te ankimoje. Nje grup juristesh te ngritur prane selise roze, po shqyrtojne cdo informacion qe kane per problematiken ne te gjithe qarqet e vendit per te ankimuar ne zonat ku konstatojne me shume probleme. "PS po e ndjek minute pas minute maskaraden qe po luhet ne KQZ me votat e shqiptareve dhe posacerisht me votat e popullit te Fierit. Duke e konsideruar vijim ne rrugen e krimit elektoral te Sali Berishes, vendimin e KQZ-se, dhe paraqitur menjehere ankimimin e ketij vendimi per te siguruar numerimin e te gjitha atyre votave qe Sali Berisha po orvatet t'i fshije per te grabitur mandatin e nente te Partise Socialiste", reagoi dje zedhenesja e selise roze Armela Imeraj, duke paralajmeruar se grabitja e votes eshte e barabarte me mos njohjen e zgjedhjeve nga socialistet. Sipas saj, selia roze nuk do te amnistoje krimin elektoral te 28 Qershorit dhe do ti shkoje deri ne fund hetimit te tij, pavaresisht koalicionit te se keqes, qe sipas socialisteve, politika e vjeter krijoi. "Ilir Meta u bashkua me Sali Berishen per te grabitur mandatin e nente te Partise Socialiste dhe per t'i dhene jete nje qeverie qe si asnjehere ne keto 18 vjet eshte misherimi i aleances se interesave ekonomike te familjeve e te oborreve te dy zoterinjve qe per t'i shpetuar falimentimit reciprok politik e kthyen qeverine e vendit ne nje ndermarrje te perbashket me qellim fitimi", akuzoi Imeraj. Ne emer te selise roze, ajo paralajmeroi se ta harrojne si Meta ashtu edhe Berisha, se mund te qeverisin pa dorezuar mandatin e nente ne qarkun e Fierit, pa lejuar rinumerimet e kerkuara ne disa zona dhe pa i hapur rruge hetimit te imet te te gjithe krimit elektoral te 28 qershorit.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika