PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese

Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese


E Enjte, 09 Korrik 2009

Deputeti i Partise Socialiste, Arben Malaj, ne nje interviste per televizionin "Alsat", e cilesoi si inspiruese doreheqjen e Fatos Nanos nga kreu i partise pas humbjes se socialisteve ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005. "Besoj se veprimi i Nanos eshte vleresuar si nje veprim modernizues ne funksionimin e Partise Socialiste dhe si nje shembull i mire ne politiken shqiptare", u shpreh Malaj. Sipas tij, ende nuk ka nje rezultat final te zgjedhjeve te 28 qershorit dhe per kete arsye nuk eshte momenti te diskutohet per largimin ose jo te Edi Rames nga kreu i Partise Socialiste. Ai tha se Rama eshte miqesor me median per te qene prezent vete ne media. "Une besoj qe dhe media ne misionin e saj fokusin kryesor duhet ta kete si ne vend te mos deformohen proceset e fundit elektorale, dhe si mazhoranca qe krijon, cfare kredibiliteti dhe moraliteti do te kene per qeverisjen e vendit te tyre, pastaj zhvillimet ne forcat e vecanta politike", vleresoi zyrtari socialist. Sipas Malajt, per shkak te pergjegjesive ne Partine Socialiste dhe per shkak te eksperiencave te PS, beson se nuk eshte momenti te flase per supozime se cfare do te ndodhe, dhe aq me teper nuk i takon atij te flas ne emer te te tjereve. Ai beri te ditur se te gjithe forumet e partise do te mblidhen dhe do te analizojne rezultatin. Ndersa, deputeti i perfolur per kreun e selise roze, nuk perjashton qe te futet ne garen per kreun e Partise Socialiste, nese do te kete nje te tille. "Vendimet e duhura ne kohen e duhur, por ju garantoj vetem nje gje, qe cdo angazhim do te jete pozitiv per tu bere pjese e maksimizimit te energjive pozitive qe ka PS ne teresine e saj dhe jo si nje gare individuale, per nje sfide individuale. Besoj qe ne politike secili ka detyrimin te jete aktiv dhe jo thjesht shikues lajmesh", nenvizoi deputeti i Qarkut te Vlores, Arben Malaj. I pyetur per afrimin ne koalicionin Aleanca per Ndryshim te partise Levizja Socialiste per Integrim, zyrtari socialist e ka cilesuar si nje zhgenjim. Sipas tij me shume se nje marreveshje per te shpetuar vendin nga kriza, ajo duket si nje hakmarrje ndaj Partise Socialiste. "Realisht kam mbetur i zhgenjyer nga gjuha e perdorur, nga vullneti per ta etiketuar udheheqesit e Partise Socialiste. Argumenti kryesor me te cilen justifikohet veprimi i marre, me teper bazohet ne nje hakmarrje ndaj menyres se si ne e kemi trajtuar se sa nje vizion per te shpetuar Shqiperine", theksoi anetari i Kryesise se partise me te madhe ne opozite. Duke folur per te ardhmen e se majtes, Arben Malaj, nuk perjashtoi qe Levizja Socialiste per Integrim te afrohet me Partine Socialiste. "Kjo, pasi Meta nuk mund te ndryshoje dot Kodin Elektoral vetem me votat e Partise Demokratike", perfundoi fjalen e tij, zyrtari i larte i Partise Socialiste.






Komento artikullin | Shiko komentet (70 komente)
Te Tjera nga rubrika