 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Legalizimet, premtimi per letrat me vlere kthehet ne ligj
Fatjona Mejdini
E Enjte, 09 Korrik 2009
Qeveria ktheu diten e djeshme ne ligj premtimin e saj elektoral per legalizimin e banesave me anen e letrave me vlere. Kryeministri, Sali Berisha, ne mbledhjen e radhes se Keshillit te Ministrave, deklaroi se tashme kishte ardhur koha qe ky vendim te merrte formen e nje ligji te plote i cili jepte garanci se procesi do te vazhdonte me shpejtesi. Sipas Berishes, amendimi i ketij ligji kishte ardhur pas konsultave me eksperte ligjor te cilet kishin rekomanduar qe ne ligj te perfshihet ne menyre te qarte nje nen i cili lejon pagesen e legalizimit edhe me ane te letrave me vlere. Ne kete kuader, kryeministri Berisha perseriti premtimin e bere rreth nje muaj me pare, sipas te cilit pagesa e banesave do te mund te kryhet me ane te letrave me vlere deri ne 80% te shumes se pergjithshme. "Ne duhet te nderhyjme ne ligj ne perputhje me premtimin e bere. 80 per qind te vleres te te gjithe siperfaqes qe i takon ne perputhje me ligjin do ta paguajne me letra me vlere", deklaroi kryeministri Berisha. Por ai shpjegoi se 80%-shi do te funksiononte vetem ne rastet e banesave dhe per sa i perket siperfaqeve te tjera shtese qe qytetaret do te donin te legalizonin, do te mundnin ti perdornin letrat me vlere deri ne 50% te shumes totale. "Ne qofte se nje personi i takon te legalizoje banesen dhe 300 m2 ne perputhje me ligjin, ai 80 per qind do t'i kete pra, ashtu sic jane percaktimet ligjore. Siperfaqja ekstra, qe eshte jashte parashikimit ligjor te procesit te legalizimit dhe qe eshte parashikuar te paguhet me vleren e tregut, do te jete 50 me 50", sqaroi kryeministri Berisha per sa i perket menyres se si do te paguhej me letrat me vlere. Ne draftin e miratuar dje, theksohet se letrat me vlere te perfituara nga ish-te perndjekurit politike dhe nga subjektet e tjera gjate procesit te privatizimit te prones shteterore, kane te njejtin trajtim me bonot e tjera te privatizimit. Po keshtu, ne draft sqarohet se per te perfituar nga e drejta e pageses me bono privatizimi per pjesen e mbetur te detyrimit apo per rikthimin e shumave te paguara ne leke, ne kembim te dorezimit te bonove te privatizimit, personat duhet te paraqesin kerkese, me shkrim, prane ALUIZNI-it, brenda 3 muajve nga data e hyrjes ne fuqi te ketij ligji. Nisur nga ky nen, pritet qe procesi i kerkesave te mbyllet afersisht brenda fundit te ketij viti.
"Rritet me 12% vlera e letrave per legalizim"
Menjehere pas deklarates se kryeministrit Berisha per ta kthyer ne ligj ne tregun e letrave me vlere, u ndje nje rritje e vleres se tyre me deri 12% nga 5% qe ishte me pare. Muajin e fundit tregu i letrave me vlere ka nisur lulezimin e tij pas pothuajse 12 vitesh pergjumje. Deklaratat e kryeministrit Berisha per gjallerimin e ketij tregu duke perfshire procesin e legalizimit ne te, kane rritur interesin e shume qytetareve per ti shitur apo per ti blere keto letra. Vendimi per futjen e ketyre letrave ne treg eshte marr ne fillimin e viteve '90 kur president ishte kryeministri aktual, Sali Berisha.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Studimet ne Itali, deget qe do te kene konkurs pranimi
- Diploma e Mjekesise, mbrojtje me provim
- Librat shkollore, shperndarja nis me 1 gusht
- Seman, hiqen bunkeret ne plazh
- Virusi H1N1, raste te reja ne Ballkan
- Itali, parashikohet prekja me H1N1 e 4 milione personave
- Poliklinikat, mjeket ne seminare kunder gripit
- Bovilla e ndotur nga fekalet dhe mbetjet
- Fundjavat, flisni pafundesisht me Vodafone
- Fluks pacientesh ne urgjence, nga vapa
- I nxehti , dje temperatura 44 grade
- Studentet ne Itali, si te legalizojne dokumentet
- Kuotat, universitet 22 mije pranime ne vitin e ri akademik
- Maturantet, shembuj si te perllogarisin piket
- Kule: Ne shtator, akreditimi i universiteteve
|
|