PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Hakmarrja", Apeli prish 2 vendime

Redinalda Caushaj
E Enjte, 09 Korrik 2009

TIRANE - Te kuzuarit si anetare te ashtuquajtures organizate kriminale "Hakmarrja per Drejtesise", jane deklaruar fajtore edhe nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda. Trupi gjykues, pas shtyrjeve te 10 seancave ka lene ne fuqi dy dite me pare vendimin e Shkalles se Pare per Krime te Renda per 8 prej te pandehurve, perfshi ketu edhe te cilesuarit si kreret e saj Orik e Laert Shyti e Altin Arapi, nderkohe qe uli masen e denimit per dy prej te pandehurve. Keshtu gjykata la ne fuqi vendimin me "burgim perjete" per Altin Arapin se bashku me Orik Shytin. Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzaj dhe Leart Shyti u denuan serish me 24 vitesh burgim secili. Gjithashtu, ne fuqi mbeten vendimet edhe per Dritan Haten, me 23 vjet burg, Gentian Caka dhe Roland Shyti me nga 25 vjet burg secilit. Te vetmet ndryshime te togave te zeza te Gjykates se Apelit ishte per te pandehurit Gezim Gjoni, i cili nga 7 vjet burg u denua me pese vjet heqje lirie, si dhe Pasho Novruzaj nga 22 vjet burg, gjykata vendosi denimin e tij me 17 vjet. Shumica e te akuzuarve kane fituar azilin politik ne Zvicer, Holande e Belgjike dhe asnje prej tyre nuk eshte ne gjendje arresti apo te jete paraqitur ne gjykate, pervec Gezim Gjonit dhe Dritan Hates ne perfundim te procesit. Pas apelimit te vendimit togat e zeza kane lene ne fuqi 17 akuzat qe rendojne per gjithe grupin sikurse jane grabitjet e disa bankave te kursimit, vrasja e ish-drejtorit te Burgjeve Bujar Kaloshi apo edhe rrembimi e mbajtja peng i te miturit Erion Nushi ne Vlore. Sipas prokurorise, te pandehurit gjate viteve 1992-1996 kane kryer tete vrasje, 17 plagosje dhe 13 vjedhje. Pas viteve 2000, disa prej anetareve akuzohen vetem per falsifikim dokumentesh. Sipas prokuroreve, 10 te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin dhe ne kuader te organizates kriminale te quajtur "Hakmarrja per Drejtesi" kane kryer krime, qe nga vrasja, rrembimi, vjedhja, plagosja dhe falsifikimi i dokumenteve zyrtare. Prokuroret thane se rolet drejtuese te organizates, sipas tyre i kishin tre te pandehurit Altin Arapi, Orik Shyti dhe Gentian Caka, ndaj te cileve u kerkua denimi me burgim te perjetshem. Procesi i njohur si "Hakmarrja per Drejtesi" eshte nje nder gjyqet qe ka zgjatur me shume ne drejtesine shqiptare, pasi vendimi i nje viti me pare u dha pas 12 vitesh proces gjyqesor e hetimor. Vete te akuzuarit, asnjehere nuk i kane pranuar akuzat, duke i vleresuar si pa prova dhe te mbeshtetura politikisht.

Te pandehurit, me azil politik

Pese te pandehur te "Hakmarrjes Shqiptare per Drejtesi" prej disa kohesh kane perfituar azil politik. Orik Shyti, Altin Arapi, Nikolin e Pasho Novruzaj si dhe i pandehuri Kreshnik Spahiu jane te strehuar politike ne Belgjike ku edhe mbrohen nga ky shtet. Shteti u dha statusin e azilantit politik, pasi faktuan me dokumentet qe dispononin se u rrezikohej jeta ne Shqiperi. Mesohet se per te perfituar kete status ka aplikuar edhe i pandehuri tjeter, Leart Shyti.



Masat e denimit



Altin Arapi, burgim i perjetshem

Orik Shyti, burgim i perjetshem

Gentian Caka, 25 vite burg

Roland Shyti denohet me 25 vjet burg

Kreshnik Spahiu 24 vjet burg

Leart Shyti denohet me 24 vjet burg

Nikolin Novruzaj denohet me 24 vjet burg

Dritan Hate denohet me 23 vjet burg

Pasho Novruzaj denohet me 17 vjet burg

Gezim Gjoni denohet me 5 vjet burg



Deklarata e plote e vellezerve Leart dhe Orik Shyti:



"Hakmarrja Shqiptare e Drejtesise"



Ne oren 14.00 te daten 7 korrik 2009, Gjykata e Apelit per Krimet e Renda kishte njoftuar avokatet se do te jepte vendimin per "Hakmarrjen". Por trupi gjykues nuk u paraqit ne sallen e gjyqit as ne oren 15.00 dhe askush nuk dinte te jepte arsyen. Ne daten 8 korrik marrim vesh se gjykata e ka dhene vendimin ne oren 17.00. Nuk e njohim permbajtjen e vendimit, por thuhet se Gjykata eshte shprehur se ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Shkalle se Pare.

Kuptohet se cfare permbajtje ka nje vendim qe nuk lexohet as ne pranine e rojes se gjykates, por njohja e tij eshte e nevojshme per te bere ankesen ne Gjykaten e Larte. Duket se do ndiqet ajo taktike qe ndoqi Gjykata e Shkalles se Pare. Do duhet te kaloje shume kohe per t'u njohur me permbajtjen e vendimit.

Vendimi, jo vetem per ne, por edhe per shumekend qe e di se pushteti personal i Sali Berishes eshte i pakufishem, nuk ishte i papritur.

Prej kohesh e kemi bere te njohur bindjen tone se vendimi do jepej kur te donte ai. Lojen e nisur me vonesat per te penguar apelimin e vendimit te gjykates se Shkalles se pare e vijoi me militantin qe "i ra shorti" per te kryesuar gjykimin e "Hakmarrjes". Menjehere u gjet preteksti per ta shtyre gjykimin. Iu kerkua Keshillit te Larte te Drejtesise te caktonte gjyqtarin e peste. Alibia: gjyqtaret e gjykates se Apelit kane kryer veprime, domethene jane te papershtatshem "per shkak te pjesemarrjes ne procedim", sic thuhet ne ligj. Kjo ishte genjeshter, sepse, sipas avokatit, shumica e gjyqtareve te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda nuk kane marre pjese ne procedim. Keshtu kaluan disa muaj. Gjyqtari i peste u caktua ne fillim te vitit 2009.

Ne daten 23.06.'09, ndersa avokatet prisnin qe gjykata te jepte vendim per kerkesat e mbrojtjes per marrjen e disa provave per te cilat nuk ishte shprehur me pare, ajo e quajti te perfunduar shqyrtimin gjyqesor dhe u terhoq per te dhene vendimin perfundimtar. Pas nje kohe, trupi gjykues u kthye ne salle dhe kryesuesi tha se volumi i madh i dosjes donte me shume kohe. Dhurata nuk iu be ne diten qe Berisha e kishte porositur, thjesht sepse kryesuesi nuk e siguroi dot shumicen.

Gjykata nuk pranoi te merrte asnje nga provat e kerkuara nga mbrojtja me arsyetimin: "jane te panevojshme". Por argumentin me mbreselenes, per te rrezuar nje grup kerkesash te mbrojtjes, juristet e gjejne ne faqen 223-225 te procesverbalit te seances se dates 14.04.'09:

Kerkesat e "sipercituara i referohet qellimit te manipulimit te ketij procedimi qe do te thote sipas mbrojtjes marrjen e ketyre provave per te provuar faktin e falsifikimit... fakti i falsifikimit te procedimit nuk eshte objekt... i ketij procesi penal. Perndryshe per aktet apo dokumente te percaktuara, falsifikimi i tyre perben objekt te nje procedimi te vecante sipas parashikimit te nenit 186 te Kodit Penal i vecuar nga ky proces".

Mbrojtesit e Zotit te "Hakmarrjes" dhe te Shqiperise, duke e ditur se vepra penale e falsifikimit eshte amnistuar ne prill 1997, na rekomandojne te vertetojme falsifikimet ne nje gjykate tjeter. Faktet nuk vlejne. Rrofshin shpifjet!

Ditet, nga data 23 qershor deri ne 7 korrik, nuk duheshin per te studiuar dokumentet qe ka paraqitur mbrojtja, por per te ushtruar trysni mbi gjyqtaret e pabindur.

Fjalet jane harxhuar dhe nuk kane me kuptim. Eshte krejt e kote t'i kujtosh popullit se Sali Berisha nuk pyet per ligjet, per Kushtetuten, per institucionet e pavarura, per standardet etj., si keto.

Po deklarojme edhe njehere se Sali Berisha nuk e ka te veshtire te na denoje, veshtire e ka te na pengoje te ankohemi ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Prandaj perpiqet te na vonoje.

08.07.2009

Leart Shyti

Orik Shyti




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika