PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Ngjarja dhe lajmi

Nga Dr. Jorgji Kote
E Enjte, 09 Korrik 2009

Kur i treguan per "ngjarjen e rendesishme" te vdekjes se Bonapartit, Talerandi i madh kundershtoi me ftohtesine e tij te njohur diplomatike, duke thene: "Ah jo, kjo nuk eshte ngjarje, por thjesht lajm". Sepse Bonaparti jo vetem nuk ishte me perandor, por 7 vitet e fundit te jetes ishte teresish ne hije. Kjo thenie na rikujton raportin ndermjet ngjarjes dhe lajmit, si nje binom jetik ne epoken e sotme te medias, te imazhit dhe shoqerise se informacionit. Le te ndalemi me konkretisht, duke iu referuar disa prej rasteve nga me te komentuarit keto kohet e fundit.

Tjetersimi i lajmit

Njihet tashme fakti se pavaresisht nga prirjet e sotme mediatike, nuancat dhe ngjyrimet apo dhe komentet perkatese, lajmi duhet te jape mesazhe sa me afer te vertetes se kerkuar. Vecse pa tentuar ta "pronesoje" apo ta tjetersoje ngjarjen dhe mesazhin e saj themelor. Ne nje takim para disa vitesh, me te rinj dhe gazetare ne Berlin, duke biseduar per efektet e ribashkimit gjerman, Gorbacovi u befasua teksa po degjonte vetem qarje dhe ankime. Ndaj, ai gjeti momentin dhe nderhyri duke pyetur: -"Nuk po e marr vesh, ju e doni apo nuk e doni ribashkimin?!" "Sigurisht qe po", - thane pjesemarresit duke duartrokitur. "Po, kete me thoni njehere pra" - tha ai duke qeshur. Ndersa shembulli tipik i lajmit negativ ndaj nje ngjarjeje te shenuar per vendin tone sic ishte vizita historike e Presidentit amerikan Bush ne Shqiperi, ishte gjoja humbja apo vjedhja e ores se tij te dores! Natyrshem u shtrua pyetja se, si ishte e mundur qe mikpritja madheshtore shqiptare qe beri xhiron e botes, vleresimet e tij per vendin tone dhe per pavaresine e Kosoves, te shtremberoheshin, e te sajohej nje detaj i tille i shpifur?

Aderimi dhe aplikimi

Hyrja ne NATO per gjithe ato fakte dhe faktore tashme te njohur, eshte ngjarja me e madhe pas shpalljes se pavaresise per vendin tone. Por, nisur nga interesa te castit, kete ngjarje epokale disa jane munduar ta kthejne ne nje kunderlajm, me synimin per ta lene ne hije aderimin ne NATO, t'i zvogelojne jehonen, apo dhe duke hyre pa qene nevoja ne nje " gare meritash" Ky lajm negativ vijon me pretendimet e pabazuara se gjoja " nuk e meritojme, se na pranuan per interesa gjeostrategjike te njerit apo tjetrit krah, se mund te jete merite e ketij dhe e atij, e kujto, por e qeverise, kurrsesi!" Po keshtu, me 28 prill Shqiperia beri zyrtarisht aplikimin per ne BE, serish u tentua te devijohej ngjarja. Madje te kthehej ne akuza ndaj qeverise (pa thene asnje fjale te mire) se pse nuk e kishte bere aplikimin perpara perfundimit te ratifikimit te MSA-se; mirepo, imagjinoni para nje viti, ne kulmin e fushates tone diplomatike per sigurimin e ratifikimit ne kohe rekord, t'u kerkonim partnereve tane Evropiane edhe aplikimin. Kur dihet se BE-ja nuk funksionon keshtu! Por, kur aplikimi u dorezua pas ratifikimit te MSA-se, tani lajm/mesazhi ishte se aplikimi nuk duhej bere, sepse Qeveria duhej te garantonte fillimisht zgjedhjet e lira e te ndershme te 28 Qershorit! Vecse askush nuk eshte ende ne gjendje te deshmoje se pse pa kete aplikim zgjedhjet do te ishin me mira dhe me te garantuara? Lajmi tjeter ishte se Komisioni Evropian si te thuash nuk donte ose " e priti me kembet e para" aplikimin. Mirepo te gjithe pame se ne ceremonine solemne ne Prage, krahas Kryetarit te radhes te Keshillit te BE-se ishte dhe pershendeti edhe nr. 2 i Zgjerimit te Komisionit Evropian: Kesaj i thone pronari e shet, tellalli se jep!

"No neps - is good news"

Eshte nje shprehje gjeresisht e perdorur per te treguar se nuk ka lajm te mire. Por, e keqja eshte kur lajmet e keqija stisen dhe sajohen. Keshtu, pranohet gjeresisht brenda dhe jashte vendit, se ne keto 18 vitet e fundit, megjithe kusuret dhe gjynahet, Shqiperia dhe klasa e saj politike ka perballuar ne pergjithesi me sukses sfidat e demokratizimit, reformimit dhe integrimit Euro - Atlantik. Por serish nihilistet e te gjitha llojeve, me emra dhe ambalazhe te bukura dhe moderne, tentojne te mohojne dhe te fshijne gjithcka te mire te realizuar gjate ketyre viteve; mesazhi i tyre eshte se te mirat i ka sjelle tjeterkush, por te keqiat i kane bere qeverite dhe politikanet! E njejta gje ndodh edhe me analizen e treguesve makro-ekonomike te vendit. Ka vite te tera qe ky tregues pozitiv njihet dhe vleresohet edhe nga institucione prestigjioze nderkombetare, pa mohuar verejtje dhe rezerva te ndryshme. Mirepo, kunderlajmi qe emetohet prej disave tenton ta zhvleftesoje edhe kete ngjarje, se gjoja rritja ekonomike ose GDP-ja e paska varferuar vendin! A thua se po te ishte me e ulet GDP-ja, njerezit do te ishin me te pasur! Kur mesazhi do te ishte se po, kjo eshte arritje, por pa e fetishizuar, ka vend ende qe ajo te kete efekte me te medha ne punesim dhe mireqenien e njerezve, duke dhene alternative konkrete e bindese. E njejta gje mund te thuhet edhe lidhur me kredine e fundit, nje ngjarje kjo qe ne periudhe krize, perben pse jo edhe nje shenje te qarte besimi. Nderkohe, kunderlajmi eshte se "po behet nami, se jo vetem ne, por edhe femijet tani jemi kredhur ne borxhe, se do te duhet te paguajme nga 1422 Euro secili" etj. Kjo te kujton teorizimet mbi borxhet qe bente regjimi i atehershem monist, duke u qare hallin SHBA-ve e vendeve te tjera qe sipas tij ishin "mbytur" ne borxhe! Kur ne fakt, borxhi, kredia, megjithe koston dhe kujdesin ndaj tyre, nuk jane kurrsesi mekate apo shenja te kalbezimit te kapitalizmit. Lajmi bindes ne kete rast do te ishte: "Borxhi, OK, vecse te perdoret me efektivitetit" Por jo te tmerrojme foshnjat ne djep se ata po lindin me lakun e borxheve ne fyt! Ne perfundim, eshte e tepert te themi se ndertimi i nje raporti te drejte dhe alternativ, por jo artificialisht tjetersues ndermjet ngjarjes, lajmit dhe mesazhit qe ai percjell, ndikon vec te tjerash edhe ne rritjen e aftesise bindese te argumenteve, ne forcimin e vazhdueshem te imazhit te vendit dhe te vete percjellesve te tyre.












Te Tjera nga rubrika