PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Ne hije

Nga Isidor Koti
E Enjte, 09 Korrik 2009

Gripi i politikes gjate fushates elektorale dhe pas saj ne Shqiperi, e ka lene disi ne hije gripin me problematik qe po shqeteson seriozisht globin. Ky shkrim eshte ne vazhdimesi te te njejtes problematike qe kemi trajtuar edhe me pare ne gazete, por i paren ne nje kendveshtrim me aktual dhe ne disa ceshtje shqetesuese qe duket se po lihen pas dore dhe me shume gjasa mund te krijojne probleme. Lajmet e publikuara se fundi ne median shqiptare dhe me i fresketi nga ajo greke nuk kane si te mos e vendosin ne alarm ndergjegjen e shqiptareve. Dy bashkatdhetare qe jetojne ne Greqi jane shtruar ne spital, nderkohe qe gjasat jane qe pas pak kohesh gripi i derrave te mberrije edhe ne vendin tone.

Teksa po lexoja me kersheri lajmin se ne Rinas mungojne kontrollet, ne kufijte tokesore po ashtu dhe emigrantet po vershojne ne keto muaj pushimesh, nje kolege e moshuar ne radio me tha se ne shqiptareve kur na vjen ora kujtohemi per t'u mbrojtur. Ajo kishte te drejte, sic ndodh shpesh kur hasim probleme me shendetin tone dhe shkojne tek mjeku ne piken e fundit te dhimbjes. Madje, kur behet fjale per kete pandemi kaq serioze, Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) na ka paralajmeruar me kohe se ne periudhen e vjeshtes virusi H1N1 do te jete prezent edhe tek ne. Por ne po i ngjajme asaj kutise se duhani qe me shprehjen "pirja e duhanit vret" nuk ka sjelle asnje ndryshim tek duhanpiresit, vetem menjanim nga pergjegjesia e prodhuesit dhe shitesit. Ajo qe vlen te theksohet ne gjithe kete histori nuk eshte thjesht ceshtja e informimit apo e ndergjegjesimit, por neglizhenca fatale qe po rezervohet ne kete periudhe konstituimi te institucioneve shqiptare pas zgjedhjeve.

Para pak kohesh perfaqesuesi i Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi, Anshu Benarje beri thirrje qe strukturat shendetesore duhet te forcojne vigjilencen, ndersa qytetaret nuk duhet te neglizhojne problemet me shendetin. Shqetesuese ne kete periudhe vere, ku ndihet piku i temperaturave, eshte edhe mungesa e sensibilizimit dhe e keshillimit te qytetareve permes spoteve, posterave dhe cdo lloj tjeter mjeti informues per kufizimin e udhetimeve dhe te mbyllen ne shtepi, ndersa nese vijne nga jashte dhe kane temperature nuk duhet te ngurrojne te drejtohen ne spital per te marre ndihmen mjekesore. Pasi H1N1 po ben kerdine ne te gjithe boten dhe eshte e sigurt qe as Shqiperia nuk mund t'i shpetoje ketij virusi.

Barra e pare e pergjegjesise bie mbi specialistet e shendetesise per mungesen e kujdesit dhe vigjilences. Nje tjeter problem serioz eshte edhe mungesa e transparences ne informim. Qytetaret nuk dine asgje se cfare ndodh me masat qe po merren, ku duhet te drejtohen nese kane dyshime, nuk kane asnje udhezim per vetembrojtje. Per shembull, ne SHBA, Qendra per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve, ka nxjerre disa udhezime per mbrojte nga gripi i derrit. Nder keto udhezime perfshihen; shmangia e kontaktit me persona te infektuar nga virusi, qendrimi ne shtepi, mos vajtja ne pune ose veprimtari publike, gjate kollitjes ose teshtitjes gjithmone duhet vendosur dora perpara gojes e hundes per parandalimin e perhapjes se mikrobit tek te tjeret, larja e duarve ka shume rendesi ashtu si edhe mos prekja e syve, gojes e hundes ose larja menjehere e duarve, edhe dieta e shendetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshem, ushtrimet fizike dhe marrja e lengjeve. Sigurisht qe model mund te aplikohet fare lehte edhe ne vendin tone, por ne vend te ndergjegjesimit dhe apelit qytetar eshte zgjedhur heshtja. Coroditja dhe frika logjike qe mund te krijohet kur te vijne rastet e para mund te krijoje gjendje amullie dhe pasigurie. Ende nuk eshte vone, por organizimi, fushata ne publik dhe ne media, mungojne. Cfare duhet te presim?


Te Tjera nga rubrika