 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Feste me te shtena armesh, pranga tete gardianeve
E Merkure, 08 Korrik 2009
Kurbin- Gardianet e Burgut te Fushe-Krujes, terrorizojne banoret e Kurbinit me te shtena armesh pas kthimit nga festimet e ditelindjes se njerit prej kolegeve. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 18:30, kur dy makina me targa te huaja dhe 8 persona te veshur civile, udhetonin me shpejtesi dhe qellonin ne ajer me pistoleta nga xhamat. Incidenti mesohet se eshte pare edhe nga dy drejtues te larte te Policise se Lezhes dhe prokurorise, qe me pare ishin vene ne dijeni nga banoret dhe salla operative. Burime zyrtare konfirmuan arrestimin e te dyshuarve per "prishje te rendit dhe qetesise" dhe "shperdorimit te detyres", por nuk u dhane identitetet e efektiveve. Te dyshuarit jane izoluar ne qelite e Policise se Kurbinit dhe te Lezhes, si dhe rrezikojne vendin e punes.
Diten e djeshme 8 gardianet e burgut te Fushe-Krujes, kane qene pushim dhe kishin zgjedhur per te festuar se bashku ditelindjen e njerit prej tyre, ne nje nga lokalet ne rrugen Milot-Burrel, prane fshatit Skurraj. Burime policore thane se festimet kishin zgjatur nga ora 12:00 e mesdites deri ne mbremje. Pervec ushqimit, efektivet mesohet se kane konsumuar edhe shume pije alkoolike. Ne gjendje te dehur ata jane nisur me dy makinat e tyre private nga Skurraj ne drejtim te Kurbinit. Por sapo kane hyre ne rrugen kombetare, njeri prej tyre ka nxjerre pistoleten, duke qelluar ne ajer. Disa kalimtare te rastesishem qe leviznin me furgon, te trembur se mos tek dy makinat kishte grabites, pasi targat ishin te huaja dhe personat civile, kane njoftuar menjehere policine e Kurbinit. Forca te shumta jane nisur ne drejtim te fshatit Skurraj. Por incidenti eshte ndjekur rastesisht edhe nga nje drejtues i Policise se Lezhes dhe i prokurorise, qe kerkuan marrjen e menjehershme te masave.
Ne komunikimin e pare, gardianet kane kundershtuar koleget e grupit te gatshem per shoqerim. Ata kane nxjerre edhe dokumentin e policit te burgut. Gjendja e dehur dhe frika se mos situata degjeneronte ne dhune, ka bere qe grupi i gatshem i policise te terhiqej dhe te kerkonte ndihmen e Komisariatit te Lezhes. Perforcimet kane sjelle edhe nje aksion te dyte, per carmatosjen e gardianeve dhe shoqerimin e tyre ne qeli. Burime zyrtare thane se kater prej tyre jane izoluar ne paraburgimin e Kurbinit dhe te tjeret ne Lezhe.
A. Bushi
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Skandali, 80 pasaporta te parregullta
- Shembet magazina, pese viktima
- Durres, tenton te lidhe energjine, vdes 38-vjecari
- Rihapet tuneli ne Rreshen-Kalimash
- Tre te pandehurit e "Euro Bank", fitojne lirine e perkohshme
- Kthehet nga Belgjika, pranga ne Rinas
- Mbyten xhaxha e nip, shpeton femija
- Ekzekutoi nenen, mbyllen hetimet
- Mungojne kater te pandehurit, deshton gjyqi per qendren e Policanit
- "Hakmarrja", Apeli prish 2 vendime
- Altin Lamajt i hiqen tre burgimet perjete
- Plagoset ne atentat pronari i nje lokali
- Kerkohej per vjedhje, kapet si punetore seksi ne plazh
- Flijohet infermierja nga Durresi, policia ne udhekryq per motivet
- Lirohen gardianet, gjashte nen akuze
|
|