PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Plagoset ne grabitje turistja


E Merkure, 08 Korrik 2009

Kukes- Dy persona te armatosur, plagosin ne tentative grabitjeje nje familje kosovare qe udhetonte nga Kukesi ne drejtim te Durresit, me qellim pushimet verore. Terror dhe panik ne vendin e quajtur "Ura e uzines", rreth 7 kilometra ne hyrje te qytetit. Si pasoje e te shtenave, eshte plagosur ne kembe Maksime Berisha, ndersa shpetuan per mrekulli drejtuesi i mjetit, vellai i saj, motra dhe dy femijet. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03:00 te mengjesit te djeshem, nderkohe qe pasdite policia arrestoi pas shoqerimit te 15 personave, te dyshuarin K. S., 15-vjec dhe ka shpallur ne kerkim nje person te dyte. Autoret kane qene te pamaskuar dhe te armatosur. Ata i kane dale para makines, por shoferi nuk ka ndaluar, duke shtuar shpejtesine. Burime zyrtare konfirmua se behej fjale per nje tentative grabitjeje dhe mohuan qe te dyshuarit te kene dashur te rrembenin nje prej femijeve te 28-vjecares.

Te demtuarit kane rrefyer per Policine e Kukesit, se ishin nisur per udhetim nga Kosova ne drejtim te Shqiperise, prej mbremjes se hene. Rreth ores 03:00 kane qene pak kilometra larg qytetit te Kukesit dhe sapo i jane afruar ures, kane pare dy persona qe u dolen para te armatosur. "Dy persona te armatosur dhe te pamaskuar, kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te automjetit tip "Volkswagen", me targe 888 KS 320, ne te cilin udhetonin gjashte persona. Per pasoje ka mbetur e plagosur ne kemben e djathte Maksime Berisha 28-vjece, e cila eshte derguar menjehere ne spitalin e Kukesit dhe eshte jashte rrezikut per jeten", njoftoi dje Policia e Kukesit per gazeten "KJ". Autoret nuk kane arritur te ndalojne mjetin, pasi drejtuesi shtoi shpejtesine, ndersa mendohet se eshte qelluar me armet pushke dhe pistolete. Te demtuarit kane arritur te dallojne nga afer fytyrat e te dyshuarve, duke ia pershkruar grupit hetimor karakteristikat e tyre. Burime zyrtare konfirmuan se familja Berisha, udhetonte drejt Durresit per pushime verore. "Nuk ka pasur persona te tjere te lenduar dhe udhetaret nuk kane bere debat me autoret, dyshohet se qellimi ka qene grabitja", sqaroi policia pas hetimeve paraprake.

Menjehere pasi ka marre informacionin nga te demtuarit dhe spitali, Policia e Kukesit ka zbarkuar ne vendngjarje. Rreth 50 forca nisen kerkimet ne fshatrat perreth ku ndodhi krimi, ndersa Forca te Nderhyrjes se Shpejte nga Shkodra dhe Kukesi, nisen patrullimin ne rrugen kombetare dhe ne ate Rreshen-Kalimash, nga ku kalojne nje pjese e mjeteve. Kontrolle jane ushtruar ne shume banesa per te gjetur arme dhe u shoqeruan 15 persona si te dyshuar. Nga paraqitjet pernjohje eshte bere identifikimi dhe arrestimi pasditen e djeshme, i 15 vjecarit K. S., ndersa ne kerkim eshte dhe nje person i dyte. Policia nuk perjashtoi as pisten e tentatives se rrembimit te nje prej femijeve te familjes, por rrethanat nuk jane zbardhur ende.

A. Ndoja




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika