Bozi: Diten e masakres se Cerrikut, kam qene ne fermen time
E Merkure, 08 Korrik 2009
Tirane- Nje nga te pandehurit e akuzuar per masakren e Cerrikut ne vitin 1997, ka mohuar te gjitha akuzat ne ngarkim te tij. Dhe jo vetem kaq, pasi ky i fundit ka shpjeguar dje per trupin gjykues te kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, se deklarimet e dhena nga ana e tij gjate hetimet paraprake nuk jane te verteta, por relativisht te verteta, pasi ato jane manipuluar nga akuza. Ne lidhje me diten e ngjarjes, i pandehuri Met Bozi ka shpjeguar se ka qene se bashku me te vellane, ne fermen qe ndodhet ne nje fshat te Cerrikut, ku kane mjele delet dhe me pas vellai i tij, ka shperndare qumeshtin. "Rreth ores 09:00 ka ardhur Agroni ne ferme. Kemi degjuar nje zhurme te madhe dhe kemi dale jashte. Jam nisur ne drejtim te Cerrikut, ku ne nje kanal kam pare nje person te gjakosur dhe te veshur civil, me nje antiplumb ne trup", ka rrefyer i pandehuri. Kur i eshte afruar, i ka thene qe ishte polic. "E kam marre dhe e kam derguar ne spital. Me pas jam larguar tek te afermit e mi, per te pare sesi ishin dhe jam drejtuar per ne Cerrik. Kam pare nje blind te djegur, ku prej saj kam nxjerre dy persona", ka vijuar Bozi. I pyetur nese e dinte se cilet ishin, ai ka mohuar. "Te nesermen kam marre vesh qe Sokol Buzani, kishte qelluar me granate ne drejtim te blindit", ka deklaruar dje i pandehuri. Ne fund ai ka shpjeguar se nuk i ka premtuar asnjerit prej te pandehurve te tjere, qe do t'u nxirrte viza per ne Amerike, sic pretendonte akuza.
Te pandehurit
Te pandehurit e ketij gjykimi jane Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen nga Prokuroria per Krime te Renda si autore te masakres se Cerrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 qershor te vitit 1997, ne te cilen mbeten te vrare 6 gardiste, si dhe u plagosen 9 punonjes policie.