Pushteti lokal, me problematiku ne zgjedhje
E Merkure, 08 Korrik 2009
Drejtuesit e pushtetit lokal u kritikuan ashper dje nga Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, se shkaktoi probleme ne organizimin e zgjedhjeve parlamentare. Sipas Ristanit, asnje nga detyrat qe ju la pushtetit lokal ne keto zgjedhje nuk u realizua sic duhet dhe ne kohe. Sipas tij, kreret vendore vonuan dorezimin e listave te zgjedhesve, te caktimit te qendrave te votimit dhe ajo qe Ristani vleresoi si me shqetesuese ndryshimin e vendndodhjes se qendrave. Ndryshime qe sipas Ristanit corientonin zgjedhesit diten e votimit. Po keshtu, ndonese e vleresoi si te pjekur klasen politike, kreu i KQZ-se kritikoi ashper faktin qe politika vonoi emerimin e komisionereve, i ndryshoi ato disa here ne zona te ndryshme dhe per faj te saj u shkaktuan jo pak probleme. Sipas Ristanit, jo pak here komisionere te nxitur politikisht shkaktuan shqetesime dhe probleme ne diten e votimit por edhe ne mbarevajtjen e procesit zgjedhor ne qendra te ndryshme votimi. Ai mohoi qe ne keto zgjedhje te mund te kene ndodhur vjedhje te votave apo fenomene te tjera te deformimeve, qe sipas tij ne rastin me te keq do te ishin sporadike dhe te pa konsiderueshme.