PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve, ne gusht


E Merkure, 08 Korrik 2009

Rezultati perfundimtar dhe zyrtar i zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit ne rastin me te mire do te dale brenda ketij muaji, dhe ne rastin me te keq javen e pare te muajit gusht. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, pohoi dje se ndonese ky komision ishte optimist qe rezultati me sistemin e ri zgjedhor do te dilte shume shpejt, ngerci ne disa zona dhe procesi i ankimimit do ta vonoje rezultatin perfundimtar. "Isha optimist per kete proces se do te perfundonte me shpejt se cdo zgjedhje te tjera, por mund te them se rezultate perfundimtare do te kemi ose per 10 dite. Qe ky ne fakt eshte rasti me i mire, ose per 25 dite ne rastin me te keq", u shpreh Ristani. Vonesa ne nxjerrjen e rezultatit pritet te shkaktohen nga procesi i ankimimit. Nese partite politike do te ankimojne rezultatet ne disa zona, atehere mjafton procesi dhe koha per marrjen ne shqyrtim te ankeses, qe te beje qe rezultati te dale vetem gjate muajit gusht. Megjithate, Ristani u shpreh serish optimist se edhe kjo vonese nuk eshte aq e madhe sa ne zgjedhjet e meparshme te zhvilluara ne vend. Sipas tij, ne zgjedhjet parlamentare qe u zhvilluan ne 3 korrik 2005, rezultati mundi te shpallej vetem ne 1 shtator. Per kete arsye Ristani vleresoi procesin aktual se ka arritur te jete me i miri dhe me transparenti i zhvilluar ndonjehere. Ai permendi vendosjen e kamerave dhe sistemin e marrjes ne kohe reale te rezultateve gjate procesit te numerimit.




Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika