PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PS kercenon: Pa Fierin, nuk njohim zgjedhjet


E Merkure, 08 Korrik 2009

Gramoz Ruci, paralajmeroi dje ne emer te Partise Socialiste, kryeministrin Sali Berisha, se nese nuk heq dore nga cenimi i votes ne Fier, do te mbaje mbi supe pergjegjesine e mos njohjes se rezultatit te zgjedhjeve. Me kete apel socialisti, theksoi per te disaten here, se PS nuk njeh zgjedhjet nese ne Fier rezultati nuk jepet si duhet dhe vota e shqiptareve nuk njihet. "Ne emer te PS-se, i bej apelin e fundit Berishes, te heqe dore nga cenimi i votes se shqiptareve, duke u nisur nga vota e qytetareve te Fierit. Ne te kundert do te mbaje per vete te gjithe pergjegjesine e delegjitimimit te zgjedhjeve dhe mosnjohjes se rezultatit te tyre", tha Ruci. Sipas tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po komandohet direkt nga kryeministri ne dhunim te te gjitha parimeve kushtetuese. Ndaj Ruci, siguroi ne emer te Partise Socialiste, cdo shqiptar por edhe faktorin nderkombetar, se ka bere cdo perpjekje per te mbrojtur zgjedhjet nga vjedhja. "Krimi Kushtetues i KQZ-se, qe refuzon edhe pas 8 ditesh te numeroje dhe pasqyroje rezultatin fitues te votave per Qarkun e Fierit, eshte prova me e qarte e kesaj. Ashtu sikurse konfirmon se "martesa" e fundit Meta-Berisha, synon te vjedhe mandatin e nente ne Qarkun e Fierit", u shpreh Ruci. Socialistet jane te bindur se ne kutite e pa numeruara ne Qarkun e Fierit, jane votat qe qytetaret e kesaj zone kane dhene per PS-ne.


Komento artikullin | Shiko komentet (16 komente)
Te Tjera nga rubrika