KQZ mbyll Fierin, nuk ndryshon rezultati
E Merkure, 08 Korrik 2009
Rozeta Rapushi
Asnje ndryshim rezultati ne mandatet e ndara ne Qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi dje me kater vota pro dhe tre kunder, qe te miratoje tabelat permbledhese te KZAZ-ve ne Qarkun e Fierit, pas asnje ndryshim. Duke shuar keshtu shpresat e Partise Socialiste, per te marre nje tjeter mandat deputeti ne kete qark, nese do te ishin numeruar nente kutite e mbetura te votimit. Per rrjedhoje PS, rezulton fituese ne kete qark me 8 mandate deputetesh, PD me 6 mandate dhe LSI vetem 1. "Per Qarkun e Fierit ka nje vendimmarrje, keshtu qe KQZ ne baze te Kodit Zgjedhor, nuk mund te mos e marre ne konsiderate vendimet e KZAZ-ve. Nese vendimi qe morem, qe te mos hapen kutite e Fierit, nuk i pelqen ndonje force politike, atehere le ta ankimoje", tha prere kryetari i komisionit, Arben Ristani, pas ore te gjata debatesh ne komision. Sipas tij, ne nenin 123 te Kodit Zgjedhor, theksohet se kur ka vendim nga Komisionet Zonale, atehere ne e vleresojme ate. Por nje qendrim i tille i shumices se Komisionit, u kundershtua nga nenkryetarja e KQZ-se, Deshira Subashi. Sipas saj, KQZ po merr vendime me dy standarde dhe se kutite e pa numeruara ne Fier, duhet te ishin numeruar. "Qe KQZ te perllogarise ndarjen e mandateve ne Fier, duhet te numeroje fletet e votimit qe ndodhen ne gjashte qendrat e votimit te pa numeruara. Ju duhet te veproni ashtu sic u be me kutite e pa numeruara ne Fushe-Kuqe ne Qarkun e Lezhes. Po punoni me dy standarde", akuzoi Subashi. Numerimi i kutive u kerkua dhe nga perfaqesuesi i PS-se ne KQZ, Genci Gjoncaj. Ai tha se KQZ duhet te perfshije rezultatet e proces-verbaleve origjinale te qendrave te votimit. Kurse demokratet, u shprehen, se per sa kohe ka nje vendimmarrje nga KZAZ-ja, e vetmja zgjidhje qe te perfshihen ato qendra votimit, te cilat jane shenuar me 0, mbetet procesi ankimor. Selia roze pretendon se ne kutite e votimit, ku rezultati i votuesve eshte vleresuar me 0, jane votat per PS-ne, cka do t'i jepnin asaj mandatin e nente ne Qarkun e Fierit. Kutite mund te hapen, vetem nese ndonje force politike ankimon rezultatin dhe vendimin e KQZ-se, per te mos hapur ato kuti.
KQZ, ende pezull rezultatet zyrtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka bere publike, rezultatet zyrtare perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Sipas te dhenave paraprake nga ky institucion, koalicioni i djathte rezulton fitues me 71 mandate deputetesh, me pas vjen koalicioni i majte, me ne krye PS-ne me 65 mandate dhe ai i Levizjes Socialiste per Integrim me 4 mandate deputetesh. Me deklaratat e fundit per bashkimin ne koalicion mes PD dhe LSI, qeverisja e ardhshme e vendit, pritet te kete 75 mandate deputetesh.