 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mediu: Ata qe na sulmuan ne PD
E Merkure, 08 Korrik 2009
Fatjona Mejdini
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu reagoi dje ndaj sulmeve parazgjedhore te bere nga drejtues te Partise Demokratike, ndaj forces qe ai drejton. Ne te paren konference per shtyp pas procesit zgjedhor, Mediu i quajti thirrjet e demokrateve kunder PR-se gjate fushates zgjedhore, si te turpshme. Duke vecuar qendrimin e kryeministrit Berisha, aleati i PD-se theksoi se deklaratat kunder PR-se rezultuan nje genjeshter e madhe. "Me perjashtim te zotit Berisha, ishin te paprecedenta dhe te turpshme, thirrjet publike te drejtuesve te PD-se, drejtuar elektoratit per te mos votuar Partine Republikane apo thirrjet se vota per PR, eshte vote per PS-ne dhe Edi Ramen. Kjo, jo vetem ishte nje genjeshter e madhe, por dhe mosrespektim i marreveshjes", deklaroi Mediu per mediat. Por Mediu deklaroi se nen presion te vazhdueshem PR u ndje edhe nga opozita, si dhe nga mediat e kontrolluara prej saj. Sipas tij, ne kuader te ketyre sulmeve u perdoren edhe njerez te cilet moren persiper te cenonin edhe programin politik te kesaj force politike. Ne kunderpergjigje te ketyre sulmeve, Mediu theksoi faktin se zgjedhjet e qershorit konfirmuan edhe njehere se PR, eshte nje parti e konsoliduar e te djathtes shqiptare dhe tregoi se eshte aleatja kryesore e koalicionit te djathte. "Partia Republikane, rikonfirmoi edhe nje here se eshte partia e dyte e se djathtes shqiptare, nje faktor i rendesishem i fitores se saj ne keto zgjedhje", theksoi Mediu, duke u nisur nga rezultati qe arriti te siguronte kjo force ne zgjedhje. Sipas Mediut, me gjithe veshtiresise qe republikanet ndjene nga Kodi i ri Zgjedhor, perseri ata arriten te konfirmoheshin si parti parlamentare dhe madje te ndikonin ne forcimin e rezultatit te Partise Demokratike ne disa qarqe te vendit. "Me duhet t'u kthej pergjigje atyre politikaneve dhe analisteve, qe akuzonin se kemi jetuar ne politike nepermjet Dushkut, se PR jo vetem ka garantuar pjesemarrjen ne Kuvend nepermjet votes republikane, por edhe i ka dhene PD fitoren e rreth 4 deputeteve ne qarqe te ndryshem", sqaroi kryetari i PR-se per mediat. Por me gjithe pakenaqesive parazgjedhore, kryetari i PR-se, konfirmoi edhe nje here se republikanet do te vazhdonin te ishin pjese e qeverise se koalicionit te djathte, te drejtuar nga kryeministri Berisha dhe do te kontribuonin per integrimin e vendit.
Kodi Zgjedhore
"Do te ndryshojme Kodin Zgjedhor"
Kryetari i PR-se deklaroi se kjo force politike do te kerkonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor te miratuar per zgjedhjet e qershorit. Sipas Mediut, Kodi ka nevoje per ndryshime te shumta dhe PR do te vazhdoj te jete pjese e punes ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene te ndershme per te gjitha partite. "Ky Kod ka nevoje per ndryshime, dhe ne do jemi pjese e kerkeses dhe punes per ndryshimin e tij per te garantuar zgjedhje te ndershme dhe perfaqesim te drejte te vullnetit te popullit shqiptar ne Kuvendin e Shqiperise", premtoi Mediu. Sipas tij, repoublikanet do te ishin aktiv ne mbrojtje te interesave te qytetareve ne cdo fushe.
Koalicioni
"Jemi pro LSI ne qeverine e djathte"
Aleati i demokrateve, Mediu u shpreh dje se ai ishte pro ndertimit te nje koalicioni te gjere mes Partise demokratike dhe Levizjes Socialiste per Integrim. Sipas Mediut, politika nuk eshte monopol i kerkujt dhe nuk duhet te jete perjashtuese. Por nga ana tjeter Mediu deklaroi se bashkimi me LSI-ne ndihmonte ne qellimin kryesor te qeverisjes, qe eshte edhe integrimi i vendit ne Bashkimit Evropian. "Partia Republikane vlereson se koalicioni me LSI-ne i sherben interesit te vendit, proceseve integruese", theksoi Mediu. Kryetari i PR-se theksoi se koha kerkon qe ne te ngrihemi mbi dasite tona politike dhe te punojme per nje qeveri stabil qe i sherben interesave te vendit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- BERISHA: Rama kerkoi bashkeqeverisje
- Shqiptaret, me 2010 pa viza ne BE
- PS, kallezim penal punonjesve te policise: Ndikuan ne zgjedhje
- Nishani: Pa viza, vetem qytetaret me pasaporta biometrike
- Balla: Asnje pazar, s'mund te ndryshoje voten
- KQZ, shperndan mandatet e zgjedhjeve
- KQZ, sot vendim per Fierin
- LSI: Deklaratat e Klosit, sherbime bashkiake
- Kushtetuesja, ul kompetencat e kancelareve
- Topi: Zgjedhjet e 28 qershorit, demokratike
- Malaj: Doreheqja e Nanos, inspiruese
- PS, gati ankesat kunder zgjedhjeve ne KQZ
- Dokle: Qendrat e votimit, prone e PD-se
- PD: Rama shpif se nuk pranon humbjen
- Gjinushi: PS ka gabuar, perdori taktika te vjetra
|
|