PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Italia dhe Franca, urime Berishes per fitoren


E Merkure, 08 Korrik 2009

Berluskoni e cileson si veprim te duhur dhe premtues per vendin, koalicionin PD-LSI

Kryeministri Berisha mori dje, pergezime per fitoren e Partise Demokratike ne zgjedhjet parlamentare nga perfaqesues te larte te Italise dhe Frances. Kryeministri italian, Silvio Berluskoni dhe drejtori per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Frances, Roland Galharague e cilesuan fitoren e kryeministrit Berisha, si nje ogur te mire ne rrugen e Shqiperise per ne Bashkimin Evropian. Perfaqesuesit e larte te dy vendeve, i shprehen kryeministrit Berisha dhe mbeshtetjen e vendeve qe perfaqesojne, ne integrimin e vendit ne BE. Pasditen e djeshme kryeministri Berisha, mori nje telefonate urimi nga homologu i tij italian, Silvio Berluskoni per mandatin e dyte qe qeveria e drejtuar prej tij, fitoi ne zgjedhjet e qershorit. Zyra e shtypit te Keshillit te Ministrave ben te ditur se Berluskoni, e ka cilesuar kete fitore si nje merite te vecante te kryeministrit Berisha dhe me rendesi te madhe, per vazhdimin e reformave te vendit dhe integrimit te tij ne Bashkimin Evropian. Po keshtu, kryeministri italian Berluskoni e ka uruar kryeministrin Berisha edhe per koalicionin e formuar me Levizjen Socialiste per Integrim. "Ky eshte veprimi i duhur, qe une personalisht e pershendes", deklaroi Berluskoni, duke shtuar se ky perben nje koalicion premtues per Shqiperine. Gjate bisedes telefonike kryeministri italian e siguroi Berishen, se ai dhe qeveria italiane do t'i japin nje mbeshtetje te fuqishme dhe te gjithanshme qeverise se re, ne rrugen e saj drejt zhvillimit dhe integrimit te vendit ne BE. Zyra e shtypit te Keshillit te Ministrave ben te ditur se kryeministri Berisha, i shprehu kryeministrit italian mirenjohjen per mbeshtetjen e perhershme qe i ka dhene Shqiperise dhe atij ne vecanti. Po keshtu kryeministri Berisha, shprehu vendosmerine e tij dhe te qeverise per zhvillimin e metejshem te marredhenieve te shkelqyera mes dy vendeve. Po dje kryeministri Berisha, zhvilloi nje takim me Roland Galharague, drejtor per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Frances. Gjate fjales se tij, Galharague i shprehu kryeministrit Berisha, urimet me te perzemerta per fitoren ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Sipas tij, keto zgjedhje ishin nje fitore, jo vetem per kryeministrin Berisha dhe Partine Demokratike, por per Shqiperine dhe zhvillimin e saj. Po keshtu, drejtori per Evropen ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Frances theksoi se Shqiperia ka njohur nje zhvillim te jashtezakonshem gjate viteve te fundit. Ne kete kuader, Galharague u shpreh se Franca mbeshtet fuqishem integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Gjithashtu ai theksoi se se shpejti, ministri i Jashtem francez, Bernard Kushner, do te vizitoje Shqiperine ne krye te nje delegacioni industrialistesh te medhenj francez. Sipas tij, kjo vizite do te jete nje mundesi e shkelqyer, per t'i dhene nje tjeter mbeshtetje integrimit te Shqiperise ne BE, si dhe per te forcuar lidhjet e bashkepunimit mes industrialisteve franceze dhe Shqiperise.

F.Mejdini




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika