PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Petro Koci, jep doreheqjen


E Merkure, 08 Korrik 2009

Petro Koci, dorehiqet nga drejtimi i Partise Socialiste te Vertete '91. Ndonese mori drejtimin e saj vetem pak muaj me pare, Koci dha dje zyrtarisht doreheqjen nga posti i kryetarit, pas deshtimit ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. "Ne kushtet e krijuara pas zgjedhjeve, ne baze edhe te statutit dhe te angazhimeve parimore gjate fushates, mendoj se zoti Rama ashtu si dhe une, duhet te japi doreheqjen per shkak te rezultatit te zgjedhjeve", tha Koci, duke konfirmuar zyrtarisht largimin e tij nga drejtimi i partise. Sipas tij, shanset per nje ribashkim te mundshem te te gjithe socialisteve do te varen nga sistemi me te cilin funksionon PS. "Ne qofte se do te vijme ne nje sistem qe bashkon dhe jo ne nje sistem qe perjashton. Nese vijme tek nje balancim i vlerave dhe kontributeve me prurjet e reja, energjike, atehere perseri mund te kemi shanse per nje kohezion. Ne qofte se do te vazhdoje kjo fryme, do te jemi te bindur qe e majta do te vazhdoje te terhiqet zvarre", u shpreh Koci. Vendimin per largimin nga partia, Koci e mori ne mbledhjen e kryesise se kesaj partie.












Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika