PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pellumb Xhufi: Bashkepunimi me PD-ne, i pershpejtuar


E Merkure, 08 Korrik 2009

Nenkryetari i LSI, Pellumb Xhufi tha dje, ne Konventen e Levizjes Socialiste per Integrim, se eshte kunder marreveshjes se bashkeqeverisjes me kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha, duke e cilesuar kete bashkepunim si te pershpejtuar. "LSI duhet te siguroje stabilitet dhe koherence ne kalimin e ligjeve, qe i sherbejne integrimit te vendit dhe jo te bashkeqeverisje ne nivel ministrash me Berishen", u shpreh Xhufi. Ai deklaroi se ka marre disa mesazhe dhe kercenuese per jeten, qe vijne nga ana e tyre. Nenkryetari i LSI theksoi se as nuk blihet dhe as shitet. "Keto mesazhe vijne "era raki me gjize". Jam nga ata qe nuk me duket bashkepunimi me kryeministrin Berisha nje tragjedi. Kam qene shume vite jashte shtetit dhe njoh bashkejetesa te tilla. Por per rastin tone, mendoj se u dogjen kohet, sepse kishim lene bashkepunimin me koalicionet", theksoi nenkryetari i LSI-se.




Komento artikullin | Shiko komentet (7 komente)
Te Tjera nga rubrika