PS, denoncon parregullsite ne Qarkun Shkoder
E Merkure, 08 Korrik 2009
Selia roze ka shprehur shqetesimin, se procesi zgjedhor eshte jashte standardeve dhe ka ndryshuar rrenjesisht vullnetin e shqiptareve. Nepermjet nje deklarate per shtyp, kandidati per deputet ne Qarkun e Shkodres, Ilir Beqja, deklaroi dje se edhe pse vemendja e opinionit publik eshte e perqendruar ne Qarkun e Fierit, ku ende procesi i numerimit te votave te qytetareve fierake nuk ka mbaruar, njekohesisht ka disa parregullsi te procesit zgjedhor te konstatuara ne qarkun e Shkodres. "6 qendra votimi u vendosen ne mjedise private, te cilat ne te gjitha rastet kane qene ne pronesi te militanteve te Partise Demokratike, duke ushtruar kesisoj presion te hapur ndaj votuesve", tha Beqja. Sipas tij, vendndodhja e qendres se votimit 276, eshte ndryshuar nje dite perpara dates 28 qershor duke bere qe shume votues te Partise Socialiste te mos dine ku duhet te votonin. Ai theksoi se ne qendrat e votimit nr. 240, 293, 299, 303 jane me dhjetera zgjedhesit, per te cilet nuk eshte shenuar numri i leternjoftimit apo numri i pasaportes per jashte shtetit, por vetem shenimi me karte apo me pasaporte, cka perben nje shkelje te rende te Kodit Zgjedhor. "Te gjitha keto kontestime jane prova me e qarte se procesi zgjedhor, ka qene jashte standardeve te kerkuara dhe ne te njejten kohe ka ndryshuar rrenjesisht vullnetin e lire te shqiptareve", denoncoi zyrtari i larte socialist.