PS: Fieri dhe Berati, kusht per njohjen
E Merkure, 08 Korrik 2009
Denis Dedej
Mandati i nente ne Qarkun e Fierit dhe rivleresimin i 3.400 votave ne Qarkun e Beratit, do te jene kusht per njohjen e zgjedhjeve te 28 qershorit per Partine Socialiste. Ky eshte vendimi politik i marre pasditen e djeshme, nga 140 kandidatet e selise roze per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit dhe kryetaret socialist te bashkive ne te gjithe Shqiperine. Por, ky nuk eshte i vetmi kusht qe kjo parti ka vendosur. Per here te pare, nga selia roze kerkohet rinumerimi i votave ne komunen e Paskuqanit dhe Ndroqit ne kryeqytet, vota te cilat i kane siguruar kryetarit te Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, mandatin per deputet ne Qarkun e Tiranes. Ne nje mbledhje te zhvilluar me dyer te mbyllura, larg vemendjes se gazetareve, kandidatet socialiste u mblodhen dje per here te pare, pas dites se zgjedhjeve, ne ambientet e Hotel "Internacional", per te diskutuar dhe me pas, per te marre nje vendim mbi rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve. Pas rreth 2 ore diskutimesh socialistet kane rene dakord unanimisht per kushtezimin e njohjes se rezultatit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, me rinumerimin e disa qendrave te votimit, ne qarqe te ndryshme te vendit. Perpos kesaj, burime brenda takimit bejne te ditur se nuk ka pasur debate, por vetem propozime te ndryshme per te mundesuar plotesimin e kerkesave qe pretendohen nga Partia Socialiste. Mesohet se nje deputet i Qarkut te Beratit, ka propozuar qe nese nuk plotesohet kushti per Fierin dhe Beratin, deputetet socialiste te mos hyjne ne Parlament. Ndersa kandidati per deputet ne zgjedhjet e pak diteve me pare, Tom Doshi, kerkoi nga te pranishmit dhe kryesocialisti qe te mos pranojne rezultatin ne Shkoder. Gjithashtu, ai kerkoi rinumerimin e kutive te votimit ne qytetin verior. Kjo kerkese u mbeshtet nga te pranishmit edhe per rinumerimin e votave ne Qarkun e Shkodres. Deputeti i selise roze, Bashkim Fino, ka shprehur shqetesimin per heqjen e njerezve nga puna, te cilet jane te njohur si mbeshtetes te Partise Socialiste, akte keto te kryera nga vendime politike te Partise Demokratike. Gjithashtu, Rudina Seseri i ka thene Rames, qe njerezit i kerkojne qe te mos largohet nga PS.
Socialistet: Do te perdorim cdo menyre, per rinumerimin e votave
Partia Socialiste do te perdore cdo menyre per te zgjidhur ceshtjen e mandatit te nente, ne Qarkun e Fierit dhe rinumerimin e votave te pavlefshme ne Qarkun e Beratit. Burimet brenda takimit te zyrtareve te larte socialist, sqaruan se per te gjitha verejtjet dhe kerkesat e selise roze, nuk do te tolerohet asnje gje dhe gjithcka do te arrihet me te gjitha mjetet e mundshme, nga ato ne dergimin e ceshtjeve ne rruge institucionale, deri ne mosnjohje te rezultatit, protesta apo braktisje Kuvendi.