PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Konventa e LSI,

Konventa e LSI, "OK" Metes ne qeveri

Denis Dedej
E Merkure, 08 Korrik 2009

Konventa Kombetare e Jashtezakonshme e Levizjes Socialiste per Integrim, miratoi dje pjesemarrjen ne bashkeqeverisje me Partine Demokratike, si fituese e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Vendimi u mor dje nga Konventa e LSI, gjate mbledhjes se zhvilluar ne ambientet e Teatrit te Operes dhe Baletit. Nepermjet ketij vendimi, kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, mandatohet per te kryer negociata me kryetarin e Partise Demokratike, Sali Berisha. Gjate fjales se tij lideri Ilir Meta, deklaroi se koalicionin i LSI me PD do te ofroje nje qeverisje te qendrueshme. Ai tha se marreveshja me PD-ne eshte ne funksion te integrimit te Shqiperise dhe ne te miren e vendit. Sipas tij, Kodi i ri Zgjedhor imponon koalicionet dhe sic theksoi lideri i LSI, koalicioni me i frytshem eshte PD-LSI. "Nuk ishim ne hartuesit e Kodit Zgjedhor, ky Kod imponon koalicion. Koalicioni me i frytshem qe mund te jete per qeverisjen ne vend, eshte ai mes PD-LSI sepse garanton nje qeverisje te qendrueshme, por edhe nje opozite te fuqishme si ajo e Partise Socialiste", theksoi Ilir Meta. Sipas ish-kryeministrit, dy jane rruget kryesore, permes se cilave Shqiperia duhet te ece pas konventes. "1 rruga e krizes, se ju e dini qe cdo marreveshje PS-LSI sjell vetem krize ne vend dhe mungese stabiliteti, pra destabilitet", shpjegoi lideri i LSI. Ai solli ne vemendje perpjekjet e bera qe te rivendosej bashkepunimi i nderprere nga Rama, pasi fitoi mandatin e 3 ne bashkine e Tiranes, qe te mos humbte votat e te majtes. Sipas tij, te gjithe e dine qe Rama beri cdo marreveshje me Berishen, duke i lene ne greve urie, vetem qe mos kishin syrin e tyre atje ku ishin qytetaret. Per te gjitha keto, ish-kryeministri vlereson, se e bejne te pamundur bashkimin PS-LSI. "Te bashkohemi me ata qe ishin kunder votes sone, te bashkohemi me ata, qe meqe e kam keq situaten, te behet Meta kryeminister, te blejme vota nga e djathta. Te fusim vendin ne kaos. Ta fusim ne zgjedhje te parakohshme, per 2 muaj", deklaroi Meta. Sipas tij, vetem largimi i Rames nga jeta politike, mund te vendose marredheniet shoqerore. Lideri i LSI theksoi se do te perfaqesoje aspiratat e socialisteve qe duan Shqiperine ne Evrope me demokraci. Ai theksoi se ky vendim qe duhet te merrej, ishte i veshtire per te gjithe. "Por zgjidhja eshte se ne jemi nje faktor stabilizues, shpetimtar dhe te jemi faktor qeverises. Jo per poste, por per te realizuar programin tone per veprim", deklaroi kryetari Meta. Ndaj sipas tij, te gjithe ata qe duan nje vend normal, pavaresisht deshirave qe kane pasur, te japin nje mesazh pjekurie. "Ne gjithmone kemi sjelle risi. Nuk ishim ne qe hartuam Kodin, ky Kod imponon koalicione. PD-LSI garanton nje qeverisje te qendrueshme dhe opozite te fuqishme. Nese do te kishte koalicion PD-PS, atehere s'do kish demokraci dhe opozite", vleresoi lideri i LSI. Ne fund te fjales se tij, ai theksoi se rruga ku duhet te ecin eshte rruga e zgjidhjes dhe jo ajo e krizes, e integrimit dhe liberalizimit te vizave ne 4 vitet ne vijim dhe jo rruga e izolimit te Shqiperise dhe kthimit te pamjeve destabilizuese nga Shqiperia, ne televizionet boterore.




Komento artikullin | Shiko komentet (463 komente)
Te Tjera nga rubrika