 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Hiqeni Morinen!
Nga Ilir Mirena
E Merkure, 08 Korrik 2009
E krijuar qe te jete menaxhuese ne marredheniet mes shtetit dhe individit, administrata eshte ne dispozicion te qytetareve per t'i lehtesuar peripecite e merzitshme qe ka secili kur ndodhet perpara sporteleve te saj. Te gjithe kemi shembuj fascinues nga pervojat efikase te administrates se vendeve te zhvilluara. Mes njeri-tjetrit shpesh i tregojme ato pervoja, si mostra krahasuese se si nuk funksionon administrata ketu tek ne.
Na dalin para syve edhe atehere kur, te rraskapitur nga tensionimi i gjate i nervave, dremisim me ore te tera ne pritje te nje certifikate te lindjes, si celesi primar i te gjithe dokumenteve te tjera - nuk e di cka dreqin nevojitet per secilin dokument qe te kesh certifikate lindjeje!? - kur presim per leternjoftime, pasaporta, viza, ne kufij, per pagimin e taksave te ndryshme, regjistrimin e kerrit, regjistrimin e femijeve, regjistrimin e tyre ne cerdhe e deri ne universitet.... E, keshtu, deri sa vjen dita kur dikush pret te na cregjistroje nga lista e te gjalleve.
Per te gjitha keto do te duhej te kishte nje administrate efikase qe ua thjeshton punet qytetareve qe te mos humbin ore e dite prane dyerve te tyre. Gjithkund eshte keshtu.
Me perjashtim te Kosoves. Ne plogeshtine e saj, administrata jone duket sikur te jete e dizajnuar per t'ua nxire jeten qytetareve.
Nje ndjesi te tille krijonte edhe nje reportazh qe pame ne RTK te dielen ne mbremje. Pame radhe te gjata te kerreve KS qe kishin mesyer bregdetin shqiptar. Radhe te gjata kishin mbetur te bllokuara per ore te tera, ne pritje per te dale matane pikes kufitare te Morines. Si cdo here degjuam edhe te intervistuar te mllefosur, por te pafuqishem per te bere dicka.
Njera nder arsyet pse ishim gezuar kur u leshua per qarkullim rruga Durres-Morine, ishte edhe ajo se me nuk do t'ua shihnim syte dhe fytyrat mosperfillese kufitareve maqedonas.
Pamjet qe te grithnin nervat jane pjese e nje administrate te plogesht, e cila assesi te mesoje ta nderroje marshin e shpejtesise. Ne te paren, tash e dhjete vjet. Kur menduam se tekat e doganiereve maqedonas jane e kaluar e tejshkuar, na u shfaqen karvanet e gjate te kosovareve qe prisnin per te hyre ne Shqiperi.
Pse gjithe ai kontroll kufitar ne Morine? Pse te mos krijohet nje pike e perbashket kufitare, sic ka bere tashme Shqiperia me Malin e Zi? Ose, ne fund te fundit, pse duhet te kete kufitare aty!? Krejt cka do te mund te vendosej andej dhe kendej kufirit duhet te jene patrullat policore qe do ta ndalonin ndonje fytyre te dyshimte dallaverexhije. Te pakten, familjaret me gjysher e femije, aty nuk duhet te kene asnje pengese. Pengesa e vetme duhet te jete nje ulje e vogel e shpejtesise se vetures.
Nese policia jone beson se keshtu mund te ndaloje kontrabandimin eventual qe mund te behet neper ate zone, e ka gabim. Aty jane transportuar arme te renda gjate luftes, e pas luftes mund te trafikohet gjithcka nga banoret lokale qe njohin pellembe per pellembe ate territor. Qarkullimin ilegal te njerezve nuk kishte mundur ta ndalonte as Serbia, kur bredhja neper ate zone kushtonte me koke.
Nese kufitaret tane jane vendosur per kete mision, hiqini nga aty! Jane te pafuqishem dhe rrogat i marrin kot! Policise se Kosoves i jane vjedhur gjera nen hunde dhe eshte habi te mendosh se mund te ndalojne dicka ne Morine. Nen shtate pale dryna, SHPK'se iu zhduk pergjithmone Dhoma e Provave, bashke me 47 kilograme heroine.
Nese tollovite aty kane filluar te nxiten nga padija menaxheriale, atehere duhet gjetur ilacin edhe per kete pune. Kjo i bie pergjegjesi ministrit Zenun Pajaziti. Ai do te duhej te dukej me shpesh ne ate zone, ose te pakten ta dergonte dike nga ministria e tij qe te mbikeqyrte drejtpersedrejti qarkullimin ne Morine.
Ndodhemi ne pikun e qarkullimit te qytetareve ne muajt e nxehte te veres. Ministria e Zenunit urgjentisht duhet ta gjeje menyren me Ministrine homologe te Shqiperise qe shqiptareve ne te dyja anet perfundimisht t'iu lehtesohet vajtje-ardhja.
Duhet hequr dore edhe nga praktikat e gjetjes se domosdoshme te nje fajtori mbi te cilin nuk paskemi influence. Shefat e policise sone kufitare provojne ta hedhin fajin matane kufirit, tek kufitaret e Shqiperise.
Perndryshe, me kete gjendje, administrata jone e paafte deri ne absurd, nuk ka se si te mos na beje paranojake dhe te fillojme te besojme se prapa ketij lemshi burokratik ka dicka me djallezore, si ne romanet e Kafkes. Njesoj si personazhet e tij, edhe neve, perballe pengesave qe hasim e qe na duken te paperfillshme ne fillim, na vjen nje moment dhe e kuptojme fragjilitetin dhe pafuqine tone perballe tyre. Pafuqia jone eshte evidente qofte edhe ne prani te nje nepunesi, qe derisa na drejtohet, mbllacit me gojen plote qebapet e drekes se tij.
Keshtu, ngathtesia e burokracise sone bene te mendosh per ekzistimin e nje shtabi pervers ku ndodhet nje grusht njerezish te cilet kenaqen duke ua bere me te rende pritjet qytetareve. Aty eshte nje grup sadistesh qe na sodisin me CCTV dhe kenaqen deri sa ne poshterohemi dhe perpelitemi neper ingranazhet e burokracise.
Krejt cka ka mbetur per ta plotesuar trajtimin aspak human te qytetareve tane, eshte qe derisa jane ne radhet e pritjes qe krijon administrata, t'iu konfiskohet ndonje veshke apo organ tjeter i transplatueshem.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|