PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |   | 

Portret i paautorizuar

Nga Baton Haxhiu
E Enjte, 09 Korrik 2009

I veshur me nje kemishe sportive kuqezi, me shije te pakompleksuar prej diplomati, kishte qene mysafir i pervjetorit ne Koha Ditore. "Dua te jem shqiptar ne veshje, se paku nje nate", thoshte me ironi Dell, ne ndejen me gazetaret dhe stafin e gazetes. Amerikanit qe deklaronte se nuk pendohej per ate qe kishte bere ne Kosove, nuk i rrinte mire kemisha kuqezi, te cilen dikush nga Zyra ia kishte sugjeruar, ne menyre qe ta flakte amerikanizmin e tij per nje nate shqiptare.

Gjithmone i ashper ne ecje dhe ne qendrim, ne takimin e Kohes Ditore kishte pershkruar kalimthi situaten ne Kosove para se te ikte nga posti i Shefit te Zyres Amerikane. Merakli i punes, por edhe qejfli i ndejave kur duhet te kenaqej - ky eshte pershkrimi me pak fjale i Ambasadorit te ri Amerikan ne Prishtine.

Christopher Dell, ose Chris Dell, sic e quajne shkurt, ka nje fjalor dinamik, eshte i shpejte ne komunikim, i guximshem, gjithmone me iniciativa dhe diplomat me ashpersi te jashtezakonshme dhe te qendrueshme komunikuese. Ai eshte diplomati qe mori detyren nga Larry Rossin dhe vazhdoi ta ndertoje Zyren Amerikane ne Prishtine. Ne Prishtine, erdhi menjehere pas luftes, gjate luftes ne Maqedoni, dhe e perjetoi edhe luften ne Presheve dhe Bujanovc.

I veshur me tesha sportive, me truproje gati te padukshme, shetitej gjithandej Prishtines dhe Dragodanit, per te soditur Kosoven dhe shqiptaret e pasluftes. Kishte marre detyren e menaxhimit te krejt asaj qe quhej amerikane dhe prezence e saj ne Kosove. Njohes i mire i UCK-se dhe influencues i jashtezakonshem, Dell mban peshen e Shefit te Zyres i veshur me rendesine e shtetit te tij dhe nder diplomatet me te guximshem te pare ndonjehere ne Kosove.

Kishte nderhyre shpejt dhe me qendrim te sakte per luften ne Maqedoni. Kishte treguar gishtin per te gjithe ata qe ndertonin nje aventure ne kohe dhe kishte qene i ashper per ate qe ndodhte me Trupat Mbrojtese te Kosoves.

Duhet te zgjedhesh, Ameriken apo pese gjeneralet e TMK-se qe duhet te shkojne, i kishte thene me nje gjuhe te qarte Agim Cekut, diten kur duhet te vendosej se cfare te behej per te ardhmen e TMK-se. Nje fjali kishte qene definuese ne takim me Shtabin e Pergjithshem te UCK-se. Keni kohe deri neser te percaktoheni: Me ne, apo pa ne. Zgjidhni.

Chris Dell eshte lajm i mire per Kosoven. Kete radhe, ai nuk eshte ketu sa per te zevendesuar nje amerikan te zbehte dhe pa karizme. Tashme kemi nje njeri qe e njohin te gjithe. E njohim fuqine e tij dhe kembengulesine per ta cuar procesin perpara. Dell eshte i gatshem per t'u ballafaquar me problemet. Nuk i heshte dhe as nuk i tejkalon lehte ato.

Jane te njohura fjalite e tij, qe ne ditet e para te pasluftes, kur anarkine dhe ngjarjet e dhunshme te lirise se Kosoves i trajtonte me kujdesin milimetrik.

Si amerikan qe ishte, e vleresonte strategjine dalese nga problemi i Kosoves. Ai e pat marre nje shembull qe ishte nje ekuivalence me rrethanat ne Kosove. Chris dell thoshte gjithmone ne Kosove kur perfaqesonte ambasadorin: se strategjia jone e daljes ne lufte e paqe ishte qe te jemi te suksesshem. Nese kerkoni strategji dalese per Kosoven, do te thosha se edhe kete here, kjo eshte ajo me adekuatja: Qe Amerika te tregoje sukses, thoshte Dell.

Gjashte vjet me vone, ai kthehet ne Kosove, duke qene njeriu dhe diplomati qe ka thene fjalite me te fuqishme per kete vend dhe per Qeverine qe perfaqesonte.

Pyetja me evidente qe duhet te shtroje Dell, posa te vije ne Kosove, eshte ajo se ku eshte UNMIK-u: cfare eshte arritur e cfare jo ne vitet e fundit te sundimit te OKB-se, tash EULEX-it dhe se fundi edhe Qeveria e Kosoves?

Por, Dell vjen ne nje kohe kur pjesa me e madhe e popullates se Kosoves tani jeton shume me mire, me me gjalleri dhe me me shume shprese sesa para luftes. Kjo ndodh, natyrisht, per shkak se aparati sundues serb, me gjithe masat frikesuese dhe represive, tani eshte hequr. Incidentet e dhunes kunder serbeve dhe minoriteteve te tjera jane krejtesisht te pakesuara. Gjendja e tashme e sigurise nuk varet me krejtesisht nga prezenca e madhe ushtarake e policore e Perendimit.

Por, komunitetet tani jane ende te ndara etnikisht. Kosova eshte ende e ndare. Shqiptaret jane ndjekur krejtesisht nga territoret ne veri te Mitrovices - ky rajon funksionon de facto si pjese e Serbise. Ne te vertete, dora e Beogradit ende ndjehet neper disa pjese te Kosoves.

Infrastruktura teknike dhe ligjore qe do te ndihmonte zhvillimin e ekonomise po shenon pak perparime. Industria, vecanerisht ajo e larte nuk eshte ringjallur, sidomos fabrikat.

Eshte themeluar nje administrate jo e mjaftueshme. Kosoves nuk i mungon nje qeverisje, por i mungon sundimi i ligjit dhe nje jurisprudence serioze.

Chris Dell nuk ka nevoje per veshje kuqezi, nese nuk ndodh dicka e re ne kohen sa eshte ai Ambasador. Mireseardhje per njeriun qe vazhdon Misionin ne Kosove. Ndoshta kete radhe nuk eshte ne mision, sic ishte dikur, por eshte Ambasador qe pergjegjesine e tij do ta vendose per ndermarrje te re ne Kosove.














Te Tjera nga rubrika