PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

SHBA, si te perfitoni viza punesimi


E Hene, 06 Korrik 2009

Rriten kerkesat per te marre viza punesimi ne Amerike, nga ata aplikante qe kane te pakten graden "Bachelor's". Kjo lloj vize, me konkretisht quhet H-1B dhe eshte nje prej te vetmeve kategori vizash, ne dispozicion te punedhenesve per te sjelle personel te nivelit profesional. Kerkesat e punedhenesve amerikane per kuoten perkatese, nisen qe nga 1 prilli 2009. Ne vitet e tjera, kuota u plotesua brenda javes, sapo kuota vjetore u be e disponueshme.

Kerkesat

Me 18 maj 2009, Sherbimet e Shtetesise dhe Imigrimit-SHBA (USCIS) bene me dije se kishin marre afersisht 45.000 kerkesa per vize H-1B brenda tavanit te miratuar nga Kongresi, 65 mije viza H-1B. Keshtu, sipas ketij njoftimi mbeten afro 20 mije viza ne dispozicion. Kerkesat per nje punesim te ri H-1B nuk jane subjekt i kuotes vjetore, nese punetori do te punesohet ne nje institucion te arsimit te larte apo lidhur me anetaresimi ne nje organ kerkimor jo fitimprures, ose ne nje organizate qeveritare kerkimore. Viza SHBA H-1B eshte nje vize jo imigratore, qe i mundeson nje kompanie te SHBA-se, te punesoje nje individ te huaj deri ne 6-vjet. Meqe parashtrimi i kerkeses nga kompania per nje vize jo imigratore, ne pergjithesi zhvillohet me shpejt krahasimisht me ate per "Green Card"-in SHBA, personeli i kerkuar per punesim afatgjate ne SHBA, rendom sillet ne SHBA me nje vize jo imigratore, sic eshte viza H-1B. Individet nuk mund te paraqesin kerkese per nje vize H-1B, qe do t'i mundesonte atyre te punonin ne SHBA. Kete kerkese per punemarresin e ben punedhenesi. Vizat H-1B, jane subjekt i kufizimeve numerike vjetore.

Aplikimi

Punedhenesit e SHBA mund te fillojne te paraqesin kerkese per vize H-1B, 6-muaj perpara se sa data e fillimit per kete vize. P.sh. meqe fillimi i vitit fiskal 2009 ishte 1 tetori 2008, punedhenesit mund te paraqisnin kerkese duke filluar qe nga 1 prilli 2008 per te shfrytezuar kuotat e vitit fiskal 2009. Sidoqofte, ato qe per te cilet fitohen keto viza nuk mund te nisin te punojne para 1 tetorit 2009. Viza H-1B eshte konceptuar per "profesione specialiteti", d.m.th. ato profesione qe kerkojne nje nivel te larte te njohurive te specializuara. Ne pergjithesi, te pakten kerkohet ekuivalenti per nje pune te grades "Bachelor's" te SHBA-se, 4-vjecar (kjo kerkese zakonisht mund te plotesohet duke pasur nje diplome 3-vjecare dhe 3-vjet te pervojes perkatese, pas diplomimit). Sidoqofte, profesioniste si avokate, mjeke, financiare dhe te tjere mund te licencohen per te ushtruar profesionin ne shtetin e punesimit te synuar, p.sh. nje avokat duhet te kaloje provimin e Avokatise ne ate shtet. Te padiplomuarit mund te punesohen me vize H-1B, kur mund te pretendojne se jane "ekuivalente me diplomimin", fale pervojes 12-vjecare a me shume ne profesion. Pozicionet qe nuk jane "profesione te specialitetit" apo per te cilat kandidatit i mungojne kualifikimet/pervoja per nje vize H-1B mund te zihen, permes nje vize H-2B.

Luljeta Ndoka







Punedhenesit te publikojne vendet e punes

Legjislacioni ne fuqi i kerkon disa punedhenesve, qe quhen "punedhenes ne varesi te H-1B" t'i bejne publike vendet e punes ne SHBA, para se te paraqesin kerkese per punesimin e punetoreve te huaj me vize H-1B per keto vende pune. Kjo kategori punedhenesish percaktohet si ato qe kane me shume se 15 % te te punesuarve te tyre, me status H-1B (per firma me me shume se 50 te punesuar -firmave te vogla i lejohet nje perqindje me e madhe e te punesuarve me vize H-1B, para se te quhen "ne varesi"). Per me shume, per te gjitha kerkesat e para per vize H-1B dhe riperteritjen e vizes H-1B, tani kerkohet qe punedhenesit te paguajne nje tarife, e cila do te perdoret si fond per financimin e programeve te formimit per punetore rezidente ne SHBA.



Afatet e vlefshmerise sipas llojit te vizave

Viza fillestare mund te leshohet me vlefshmeri kohore, deri ne 3-vjet. Pra, ajo mund te riperterihet per here te pare deri ne 2-vjet te tjere dhe ndoshta edhe per nje vit tjeter, duke arritur maksimumin 6-vjet. Ato qe deshirojne te qendrojne ne SHBA pas 6-viteve, per sa kohe qe ende ndodhen ne SHBA me statusin e vizes H-1B, te paraqesin kerkesen per rezidence te vazhdueshme ("Green Card"); nese keto rezidente nuk arrijne te marrin rezidence te vazhdueshme, kur perfundon periudha 6-vjecare, ato duhet te jetojne jashte SHBA-se, te pakten per nje vit, para se te paraqitet kerkesa per ata, nga punedhenesit per te hyre ne SHBA me vize H ose L.



Tarifat

Tarifa e paraqitjes se kerkeses USCIS eshte aktualisht 190 dollare. USICS si shtese tarife imponon nje tarife mbi parandalimin e mashtrimit dhe zbulimit te tij prej 500 dollaresh. Per kerkesat per vize H-1B,USCIS po keshtu imponon nje tarife 1.500 dollaresh, ne zbatim te Aktit mbi Permiresimin e Fuqise Punetore Amerikane dhe Konkurrences, nese punedhenesi kerkues ka punesuar me shume se 25 punetore me kohe te plote me status H-1B, perfshire cdo filial apo degezim, dhe 750 dollare nese ka punesuar 25 punetore apo me pak me kohe te plote me status H-1B. Se fundi, perpunimi i vizes konsullore, zakonisht ka nje tarife afersisht 105 dollare ne parane e vendit. Kerkesat per percaktimin e pagave ne fuqi dhe kerkesat per kushtet e fuqise punetore, jane falas.





Lehtesite

Anet pozitive te mbajtjes se vizes H-1B

Viza ne fjale e lejon te huajin qe mban kete status, te rihyje ne SHBA pergjate periudhes se vlefshmerise se vizes dhe kerkeses se miratuar. Nderkaq, mesohet se nje i huaj mbajtes i statusit te vizes H-1B mund te jete perfitues i nje kerkese per vize imigratore, apo te ndermarre hapa te metejshme drejt statusit te Rezidentit te Ligjshem Te Vazhdueshem, pa cenuar statusin H-1B. Ky njihet si "synim i dyfishte" dhe pranohet ne legjislacionin imigrator, qe nga miratimi i Aktit Imigrator te 1990. Gjate kohes qe po perpunohet kerkesa per LPR, i huaji mund te udhetoje me vizen e tij/saj H-1B pa pasur nevoje te marre paraprakisht miratim me kusht apo ndonje forme paraprake lejeje nga Imigrimi per t'u rikthyer ne SHBA. Nga ana tjeter, nje mbajtes i vizes H-1B, mund te punoje ne vende te ndryshme pune. Por sidoqofte, ai duhet te paraqese nje kerkese per gjendjen e fuqise punetore(Labor Condition Application) te vecante per secilin vend pune, ku do te punonte i punesuari.(Megjithate ka disa perjashtime te kufizuara per punesimet afatshkurtera ne vende te ndryshme, brenda te njejtes Zone Statistikore Metropolitane)




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika