Sezoni i veres, kampingje per nxenesit e Elbasanit
E Hene, 06 Korrik 2009
Kampingje verore per nxenesit e shkollave te fshatit dhe qytetit te Elbasanit. Pamundesia per te frekuentuar plazhet dhe pikat turistike, per shkak te pozicionit gjeografik te Elbasanit, ka nxitur disa shoqata jo qeveritare, fetare dhe donacione te ndryshme qe te ngrene kampingje verore per femijet e rrethit te Elbasanit. Por, ndryshe nga vitet e tjera, sivjet ne projekt jane perfshire edhe femijet nga fshati. Deri me tani ekzistojne nje sere projektesh te kesaj natyre, te cilat kane si synim krahas lojerave dhe aktiviteteve, edhe plotesimin e boshlleqeve te krijuara gjate vitit te kaluar mesimor. Donatoret jane duke bashkepunuar me komunitetet e fshatrave dhe drejtorite e shkollave. Nje projekt i tille, po aplikohet me femijet e fshatit Broshke, te cilet ne bashkepunim me femijet e Elbasanit jane bere pjese e ketij projekti. Organizatoret shprehen, se femijet e Elbasanit kane me shume nevoje per aktivitete te tilla, per nje sere arsyesh sic jane pozicioni gjeografik, mundesite financiare etj. Sipas tyre, ne kampingjet verore krahas argetimit, jepen njohuri edhe per higjienen personale, sjelljen, edukaten dhe kulturen ne pergjithesi etj. Drejtuesi i kampingut te fshatit Broshke, Ilir Gjoni shprehet se "vendosem te ngreme kampingun e pare ne fshatin Broshke, larg Elbasanit. Kampingu yne mban emrin "Palma" dhe cdo germe ka nje kuptim qe ne kete rast perkthehet ne perkushtim, art , lutje, miqesi dhe argetim. Femijet jane duke mesuar lojera te ndryshme, mesime mbi krijuesin, mesime per higjienen personale etj. Gjithashtu kemi menduar edhe per aktivitete, per ato grupe qe kane nevoje per te mesuar pasi duam t'ju tregojme atyre qe shkolla dhe dija, jane shume te rendesishme".
F.Salliu