Kompjuterizohen te dhenat e arsimtareve
E Hene, 06 Korrik 2009
Te gjitha te dhenat e mesuesve, tashme jane te kompjuterizuara. Per te hedhur dosjet e rreth 4 mije mesuesve te kryeqyteti ne kompjuter, jane dashur disa muaj pune. Sipas DART-it, per te realizuar kete projekt jane punesuar 2 punonjese me kontrate dhe kjo pune ka filluar qe vitin e kaluar dhe po punojne per hedhjen e te gjitha te dhenave. "Pasi jane hedhur ne kompjuter, kemi krijuar nje arkiv te vecante poshte tek salla e mbledhjeve, ku jane vendosur te gjitha dosjet, sipas profileve te ndare ne nje numer rendor, qe tashme ato mund te gjenden ne cdo moment",- shpjegon Bekteshi. Sipas specialisteve te DART-it, ne dosjet e mesuesve shenohen te gjitha te dhenat e tyre profesionale, si eksperienca e punes, trajnimet, kualifikimet, por ne keto dosje, tashme do te shenohen edhe verejtjet qe kane marre arsimtaret, per shkelje te ushtrimit te profesionit.