PDI: Duam rezolute per ceshtjen came
E Hene, 06 Korrik 2009
Partia per Drejtesi dhe Integrim, do te kerkoje miratimin e nje rezolute nga Kuvendi i ri ne mbrojtje te ceshtjes came. Kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini ne nje prononcim per mediat diten e djeshme, thekson se partia e cameve po ben gati tekstin e nje rezolute e cila do te kerkohet te miratohet qe ne ditet e para te shtatorit, qe perkojne me hapjen e legjislatures se re Parlamentare. Sipas kryetarit te PDI-se, kjo rezolutat do te percaktoje edhe problematiken e vertet te kesaj ceshtjeje, qe qendron pezull prej vitesh, mes Shqiperise dhe Greqise. "Rezoluta do te kete problematiken qe ka popullsia shqiptare came, te drejtat e njeriut ne radhe te pare, gjenocidin, debimin, ate cfare realisht i takon", tha Muhedini, ne lidhje me pikat kyce te kesaj rezolute. Por sipas tij, rezoluta nuk ka si qellim te hyje ne lufte me shtetin grek. Kryetari i PDI-se deklaron se pas perfaqesimit me deputet ne Kuvend, kjo parti ka per detyre te shpalos mbrojtje per kete ceshtje e cila eshte lene ne harrese edhe nga partite, qe kane ne program mbrojtjen e te drejtave te pakicave. "Ketu eshte nje parti per te drejtat e njeriut, qe vetem ka emrin ne menyre simbolike, sepse ne qofte se ka ne te gjithe kufirin e Shqiperise popullsi qe i jane mohuar te drejtat elementare, eshte popullsia came", thekson Muhedini duke hedhur akuza, per Partine Bashkimi per te Drejtat e Njeriut. Ne kuader te mbrojtjes se kesaj ceshtje, kryetari i PDI-se deklaron se do te kerkohet nga mazhoranca dhe kryeministrit Berisha, edhe perfaqesimin i kesaj partie ne delegacionin parlamentar shqiptare ne Asamblene e Keshillit te Evropes. Sipas Muhedinit, eshte e domosdoshme qe kjo ceshtje te diskutohet ne kete asamble te rendesishme, gje e cila nuk ka ndodhur me pare. "Deputetet e Parlamentit shqiptare, sa here qe shkojne ne seanca plenare ne Parlamentin Evropian, diskutojne ceshtje te minoritetit grek dhe asnjehere nuk kane diskutuar per kete problem me pare", deklaroi Muhedini ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, diskutimi per zgjidhjen e kesaj ceshtje te mprehte, do te jete ne krye te axhendes se Partise per Drejtesi dhe Integrim ne Parlamentin e ardhshem. PDI eshte nje parti e cila ne thelb te programit te saj, ka mbrojtjen e ceshtjes came. Zgjedhjet parlamentare te 2007, ishin edhe sfidat e para elektorale te kesaj partie, pas te cilave PDI, arriti te perfaqesohej me anetare ne Keshillat Bashkiak te Vlores, Fierit dhe Tiranes. Kjo parti ka lindur nga shoqata "Cameria", e cila ka nisur aktivitetin e saj qe ne fillimin e vitit 1990 ne mbrojten e ceshtjes came.
Negociatat, pas rezultatit perfundimtar
Kryetari i PDI-se, Tahir Muhedini deklaroi se do te nise negociatat me Partine Demokratike te drejtuar nga kryeministri Berisha, menjehere pasi te shpallet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultati perfundimtar. Ne nje prononcim per "Koha Jone", Muhedini deklaroi se PDI pritet te konfirmonte zyrtarisht edhe deputetin e dyte ne Qarkun e Fierit dhe me pas, do te mendonte per postet ne qeverine e ardhshme Berisha. "Rezultat perfundimtare do te na japin mundesine te kuptojme fillimisht hapesiren tone, ne Parlamentin e ardhshem dhe pastaj te nisim negociatat me PD-ne", deklaroi Tahir Muhedini. Sipas tij, marrja e dy deputeteve nga gara elektorale, normalisht do ta bente PDI-ne me kerkuese, per sa i perket ndarjes se pushtetit brenda koalicionit te djathte fitues.
F. Mejdini