PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

LSI, neser konventa per kalimin djathtas


E Hene, 06 Korrik 2009

Fatjona Mejdini

Levizja Socialiste per Integrim do te mbledh neser Konventen Kombetare te Jashtezakonshme, ne lidhje me vendimin e kesaj force per t'u bere pjese e koalicionit te drejtuar nga kryeministri Berisha. Ne nje konference per shtyp, kryetari i Komitetit Drejtues Kombetare te LSI-se, Edmond Haxhinasto, deklaroi se kjo mbledhje thirret si rezultat i vendimit te kryesise se LSI-se, per t'u bere pjese e qeverise se djathte pas zgjedhjeve te qershorit. "Kryetari i LSI, zoti Ilir Meta, therret diten e marte, date 7 korrik 2009, Konventen Kombetare te Jashtezakonshme, per te konsultuar dhe mandatuar vendimin e Kryesise se LSI per bashkeqeverisje me Partine Demokratike, si dhe per te marre mandatin, e per te negociuar per krijimin e qeverise se re", theksoi ne deklaraten e tij per mediat, Haxhinasto. Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetare te LSI-se, hodhi poshte zerat, se vendimi i kryesise se LSI-se per kalimin ne qeverine e djathte nuk ishte marr ne perputhje me qendrimin e nje pjese te strukturave drejtuese te kesaj levizje. Sipas Edmond Haxhinastos, vendimi tashme eshte marr, por perfaqesuesit e Konventes Kombetare do te jene te lire te shprehin qendrimin e tyre, ne lidhje me detajet e kesaj marreveshje. "Vendimi i LSI eshte marre ne konsultim me strukturat e saj drejtuese si kryesi, por pavaresisht kesaj ne LSI ekzistojne te gjitha hapesirat demokratike, per te shprehur mendime alternative", deklaroi per mediat Haxhinasto. Sipas tij, mbledhja e Konventes Kombetare do te krijoje mundesine per kedo, qe te jap mendimin e tij alternativ per kete ceshtje. Sinjalin per nje kalim te LSI-se ne qeverine e djathte, e dha deputeti i kesaj partie Dritan Prifti, ne emisionin televiziv "Opinion" ne TV "Klan". Me pas ishte kryeministri Berisha, i cili ne dy dalje publike per mediat shprehu mbeshtetjen ndaj ketij qendrimi te Priftit dhe madje, ftoi Levizjen Socialiste per Integrim per te bashkeqeverisur, ne qeverine e cila do te drejtohej prej tij. Pothuajse e menjehershme ishte pergjigjja e ardhur nga ana e kryetarit te LSI-se, Ilir Meta, i cili ne nje konference per shtyp ne ambientet e kesaj partie theksoi se kryesia e LSI-se, kishte pranuar ftesen e kryeministrit Berisha per t'u bere pjese e qeverise, e cila pritet te krijohet ne fillim te muajit shtator.



Rezultati

Levizja Socialiste per Integrim e drejtuar nga Ilir Meta, arriti te merrte kater mandate nga zgjedhjet e mbajtura me 28 qershor. LSI mori mandate deputetesh ne Tirane, Durres, Berat dhe Fier.






Komento artikullin | Shiko komentet (28 komente)
Te Tjera nga rubrika