Shkendija shkrumbon apartamentin, shpeton familja
E Hene, 06 Korrik 2009
TIRANE- Shkendija elektrike shkrumbon nje apartament ne katin e katert, shpeton familja. Ngjarja ka ndodhur mesditen e djeshme ne zonen e "Kopshtit Botanik" ne Tirane, kur reparti zjarrfikes u njoftua per tymin qe dilte nga kati i katert i pallatit shtate katesh. Zjarri ka shperthyer ne nje nga dhomat e apartamentit, kurse forcat e zjarrfikeses evakuuan banoret e apartamenteve prane, me qellim shmangien e cdo rreziku te mundshem. Me pas kane vene nen kontroll flaket, duke shmangur ne kete menyre perhapjen e tyre ne dhomat e tjera te apartamentit, si dhe ne banesat ngjitur. Sipas te dhenave te para nga deshmitaret e ngjarjes, demet kane qene materiale, ndersa nuk ka pasur te lenduar. Ne dhomen ku ka rene zjarri jane demtuar te gjitha orendite, ndersa ne dhomat e tjera orendite, jane demtuar nga tymi. Mesohet se ne momentin e renies se zjarrit nuk ka pasur njeri ne shtepi. Shkak mund te kete qene nje shkendije elektrike e cila mund te kete ndodhur afer nje rafti me libra, qe kane marre flake menjehere duke e perhapur ate ne te gjithe dhomen. Policia tha se ka nisur hetimet, per te zbardhur shkaqet e ngjarjes se ndodhur, duke marre edhe deshmite e familjareve.
Durres-Kukes, pezullohet qarkullimi
Autostrada e re Rreshen-Kalimash, do te jete e pakalueshme per kater ditet ne vazhdim, si rezultat i punimeve elektromekanike dhe perforcuese ne galerine jugore, te cilat per arsye teknike dhe sigurie nuk mund te zhvillohen ne prezence trafiku. Ministra e Transportit ka njoftuar dje perdoruesit e autostrades Rreshen-Kalimash se, Tuneli i Thirres ne kete krah te autostrades do te jete i mbyllur per trafikun prej ores 11:00 te dites se hene, date 6 korrik, deri ne oren 07:00 te dites se enjte, me date 9 korrik. "Ju kerkojme ndjese qytetareve vendas dhe atyre te Kosoves per shqetesimin", njoftojne burimet ne Ministrine e Transportit. Autostrada e re e konsideruar si nje veper gjigante, kalon ne Durres-Vore-F.Kruje-Milot-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine dhe nisi nga puna me 25 qershor. Gjatesia totale e kesaj autostrade llogaritet 170 km, ndersa gjatesia e re e rruges per t'u ndertuar rezultoi 111 km. Segmenti Durres-Vore-Fushe Kruje-Milot, eshte gjithsej 59 km dhe konsiderohet ekzistuese, si dhe pjese e Korridorit Veri-Jug. Segmenti Milot-Rreshen, ka nje gjatesi prej 26 km. Projekti i zbatimit u financua nga qeveria shqiptare dhe u rishikua nga Banka Boterore. Ky segment perfshin lotet Milot-Skurraj, Skurraj-Rubik dhe Rubik-Rreshen, te financuara perkatesisht nga BB dhe Fondi OPEC. Rruga e re Milot-Rubik-Rreshen-Reps-Thirre-Kalimash-Kukes-Morine shkurton ne menyre te ndjeshme distancat e transportit ne krahasim me rruget ekzistuese, krijon kushtet per nje levizje me shpejtesi 80-100 km/ore, duke realizuar lidhjen e Morines (Kosoves) me Durresin, per vetem 2 ore e 30 minuta ne kushte krejt normale, madje edhe ne periudhat e dimrit. Duke e shpjeguar me ne detaje, rruget ekzistuese perfaqesojne kalime nga Puka dhe nga Shpali, te cilat jane ndertuar ne periudhat, gjate viteve 30 i pari dhe i dyti, gjate viteve 50 e 60, te shekullit te kaluar, ne kushtet e nje trafiku te kufizuar dhe te mundesive ndertimore gjithashtu mjaft te kufizuara. Varianti i rruges se re, pothuajse eshte krejtesisht fushor, pasi kalon nga Miloti ne Nderfushe, ne Reps, poshte ne luginen e Fanit te Vogel dhe vazhdon me tutje ne kete lugine sipas disa gjurmeve ekzistuese deri ne Thirre, ku me nje tunel 5,5 km lidhet me rrugen kombetare afer fshatit Kolsh, 10 km para Kukesit, per te vazhduar me tej deri ne kufi ne Morine.
B. Hoxha