PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Braktisi sherbimin ushtarak, pranga 28-vjecarit


E Hene, 06 Korrik 2009

BERAT- Falsifikoi dokumentet personale dhe mashtroi per t'i shpetuar sherbimit ushtarak, arrestohet nga policia per te vuajtur denimin. Enton Nazeri, banues ne Polican, eshte ndaluar dje nga Policia e Beratit, pasi eshte denuar ne mungese nga gjykata, per veprat penale te "mashtrimit", "falsifikimit te dokumenteve" dhe "dezertimit". Ka qene stacioni i policise ne qytezen e Policanit, qe ka dhene informacionin per ndalimin e Nazerit. Prokuroria e Tiranes e kishte shpallur ne kerkim 28-vjecarin, prej dates 9 qershor per dezertim, ndersa ne muajin shkurt ishte denuar me 2 vjet e kater muaj burg. Nje vit me pare, Nazeri ka qene duke kryer sherbimin ushtarak ne nje repart ne Tirane dhe ne muajt e fundit eshte larguar nga sherbimi. Ne kohen qe eshte paditur nga reparti per dezertim, i riu mesohet te kete paraqitur si prova perfundimin e sherbimit ushtarak, me dokumente te falsifikuara.

E. H.










Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika